Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Fondet nga BE/ Balla-opozitës: Të bashkëpunojmë për të përfituar 27 mln euro mbështetje buxhetore

    May 29, 2025
    Fondet nga BE/ Balla-opozitës: Të bashkëpunojmë për të përfituar 27 mln euro mbështetje buxhetore
    Taulant Balla

    TIRANË– Taulant Balla, Ministri i Shtetit, deklaroi këtë të enjte se deri më 30 qershor 2025 duhet të miratohen pesë projektligje të rëndësishme, të cilat përbëjnë një kusht themelor për disbursimin e fondeve nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit “Reform and Growth Facility”.

    Fjala e plotë e ministrit Balla:

    Bashkimi Evropian ka miratuar Facilitetin Për Reforma dhe Rritje (të cilin Kuvendi e miratoi me Ligj në Mars të vitit, 2025) për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, që parashikon mundësinë që Shqipëria të përfitojë deri në 922 milion Euro (kredi dhe grant), në formën e mbështetjes buxhetore, përkundrejt zbatimit të reformave evropiane – masave që parashikon Agjenda Kombëtare e Reformave 2024-2027 e Shqipërisë.

    Kjo Agjendë Reformash që parashikon masa, edhe të natyrës legjislative, për t’u përmbushur nga Shqipëria me afat çdo 6 muaj, është tashmë në zbatim aktiv dhe përfaqëson një angazhim të qartë të Shqipërisë për të përshpejtuar integrimin në Bashkimin Evropian përmes, reformave që sjellin përfitime konkrete financiare për vendin, si dhe për bizneset dhe qytetarët tanë.

    Në kuadër të kësaj Agjende, Shqipëria ka një mundësi të “artë” për të përfituar financim të drejtpërdrejtë nga Bashkimi Evropian, nëse përmbush në kohë dhe cilësi masat e dakorduara.

    Në kuadër të saj, Shqipëria ka marrë angazhimin për të miratuar (duke përafruar Acquis të Bashkimit Evropian), 5 projekt-ligjet si më poshtë vijon, të cilat duhet të miratohen brenda 30 Qershorit, 2025, për të respektuar kështu afatin e angazhimit ndaj Bashkimit Evropian, ku përmbushja e këtij angazhimi i sjell Shqipërisë mundësinë të përfitojë mbështetjen financiare përkatëse nga Bashkimi Evropian, përveçse formëson bindjen se Shqipëria avancon progresivisht me reformat evropiane në sektorët e poshtë përmendur ekonomik me shpejtësi e angazhim serioz.

    5 nga projekt- ligjet që kemi aktualisht në proces miratimi janë pjesë përbërëse e kësaj Agjende dhe përbëjnë kushte të domosdoshme për disbursimin e fondeve nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, për Shqipërinë. Këto janë:

    * Dy projekt-ligje në sektorin e bujqësisë: që përafrojnë plotësisht Acquis të Bashkimit Evropian, duke shënuar një hap të madh para në këtë fushë – projekt-ligji për shëndetin e bimëve dhe projekt-ligji për shëndetin e kafshëve;

    * Dy projekt-ligje në sektorin e energjisë: projekt-ligji për energjinë e rinovueshme nga biomasa/biokarburantet dhe projekt-ligji për performancën energjetike të ndërtesave;

    * Një ligj në fushën e shtetit të së drejtës: projekti-ligji për ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve, një nismë shumë e rëndësishme në fushën e bashkëpunimit me BE etj., në lidhje me identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve nga aktivitetet kriminale (përfarim i Acquis në fushën e luftës kundër krimit të organizuar).

    Miratimi i këtyre ligjeve është kusht për disbursimin e fondeve nga Bashkimi Evropian në kuadër të Reform and Groëth Facility, ku Shqipëria mund të përfitojë 27 milionë Euro mbështetje buxhetore, me kusht që këto ligje të miratohen brenda datës 30 qershor, sipas afatit të përcaktuar nga Komisioni Evropian.

    Së dyti, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm para në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE, duke hapur në rreth 8 muaj, negociatat për anëtarësim, për 24 nga 33 kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian:

    * Tetor 2024: Grupkapitulli 1 – Themelorët
    * Dhjetor 2024: Grukapitulli 6 – Marrëdhëniet e Jashtme
    * Prill 2025: Grupkapitulli 2 – Tregu i Brendshëm
    * Maj 2025: Grupkapitulli 3 – Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse

    Shqipëria synon të avancojë me pregatitjet për negociatat teknike për të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2027, një sfidë e madhe dhe e fortë, por njëherësh, një mundësi e madhe po ashtu drejt anëtarësimit, si dhe të plotësojë të gjitha kriteret për anëtarësim në BE deri në vitin 2030.

    Faza tjetër e procesit të negociatave është fillimi i mbylljes së negociatave për kapitujt që u çelën si më sipër. Për të nisur mbylljen e negociatave, Shqipëria duhet të plotësojë disa kushte – të njohura si “kushtet/piketat e ndërmjetme” – pra mbas çeljes dhe para mbylljes së negociatave, të cilat i janë vendosur në dy kapitujt kyç të “Themeloreve” – kapitulli 23 dhe 24, përkatësisht “drejtësia dhe të drejtat e njeriut” dhe “siguria dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit”.

    Piketat e ndërmjetme janë kushte reformash, të cilat shpesh realizohen edhe përmes masave legjislative, të detyrueshme e të kërkuara nga BE në Kapitujt 23 “Drejtësia dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, pjesë e Grupkapitullit 1 “Themeloret”.

    Këto kritere synojnë të sigurojnë zbatimin efektiv të reformave të qëndrueshme në fusha si:

    * Pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit
    * Lufta kundër korrupsionit dhe ndërtimi i mekanizmave të integritetit
    * Lufta kundër krimit të organizuar
    * Mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore

    Shqipëria nuk mund të avancojë me procesin e negociatave dhe të fillojë të mbyllë kapitujt pa përmbushur këto kushte të ndërmjetme. Ato shërbejnë si garanci që reformat janë reale, efektive dhe të pakthyeshme dhe që progresi në luftën kundër krimit, korrupsionit, dhe në sistemin e drejtësisë është konsekuent dhe vullneti për reforma i konsoliduar.

    Në këtë kuptim, 5 nga projekt-ligjet që kemi aktualisht në proces miratimi janë pjesë përbërëse e kushteve të domosdoshme për t’u përmbushur për progresin në shtetin e së drejtës dhe për të garantuar miratimin nga Komisioni Evropian dhe vendet anëtare, të kalimit në fazën tjetër të negociatave –atë të mbylljes së negociatave për të gjithë kapitujt dhe jo vetëm për ato dy kapituj ku këto kushte janë vendosur.

    Këto janë:

    * 3 projekt-ligje në fushën e sigurisë publike, emigracionit etj: ai për përpunimin e informacionit të pasagjerit në Republikën e Shqipërisë, projekt-ligjit për të huajt, dhe ai për kontrollin kufitar – kushte të ndërmjetme në Kapitullin 24;
    * 1 projekt-ligj në fushën e pronave: ai për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronës, i lidhur me Kapitullin 23.

    Miratimi i akteve ligjore që plotësojnë piketat ndërmjetëse është një hap kyç dhe i domosdoshëm për përparimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe arritjen e objektivit për negociatat brenda vitit 2027.
    Së treti,

    Bashkimi Evropian dhe Shqipëria duhet të miratojnë Marrëveshjen për Programin e Bashkimit Evropian për “Doganat”, pasi kjo i hap rrugë mbështetjes së Doganave tona për të përfituar nga ky program, teksa Shqipëria pregatitet për Bashkimin Doganor me Bashkimin Evropian, në rrugën drejt anëtarësimit. Përshpejtimi i miratimit të kësaj Marrëveshjeje është kërkuar specifikisht nga Komisioni Evropian, DG ENEST, përmes Drejtorit të tij të Përgjithshëm, duke theksuar rëndësinë.

    Për këtë, sot kemi në miratim Projektligjin për Marrëveshjen midis Republikës së Shqipërisë dhe Programit të Doganave, me precedencë.

    Këto projekt-ligje nuk janë thjesht ligje teknike. Ato janë çelësi për të hapur rrugën e financimeve evropiane, për të avancuar drejt mbylljes së negociatave për anëtarësim, e për t’u integruar në Bashkimin Evropian./Radar.al 

    Fondet nga BE Shqiperia ne BE Taulant Balla
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    June 12, 2026

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    June 12, 2026

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    June 12, 2026

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.