Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këmbimi valutor 17 Prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Gjithçka digjitale? Pse na duhen ende librat e vërtetë

    BE: Aplikacion verifikimi moshe në internet për të mbrojtur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    FMN: Bankat në Shqipëri të bëjnë gati strategji të reja në përshtatje me plakjen e popullsisë

    September 6, 2024
    FMN: Bankat në Shqipëri të bëjnë gati strategji të reja në përshtatje me plakjen e popullsisë

    TIRANË– Një numër në rritje i kombeve, ku përfshihet edhe Shqipëria, po përballen me rënien e popullsisë dhe me plakjen e saj, ndaj Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një studim të posaçëm, lajmëron sektorin financiar dhe veçanërisht bankat se duhet të përshtasin planet e tyre të biznesit në raport me ndryshimet e mëdha demografike.

    Duke përdorur të dhënat e OKB, Fondi Monetar vë në dukje se popullsitë e disa vendeve, duke përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Serbinë dhe Republikën e Koresë parashikohet të zvogëlohen me më shumë se 50% deri në fund të këtij shekulli, ritmi më i lartë në rang global.

    Popullsia e Kinës parashikohet të tkurret me 46% deri në vitin 2100, teksa ekonomi të tjera të mëdha, si Italia, Spanja dhe Gjermania, gjithashtu pritet të kenë reduktim të madh të popullsisë.

    Në të kundërt, Shtetet e Bashkuara parashikohet të ruajnë një profil demografik relativisht rinor, me popullsinë e saj që pritet të rritet me 16% deri në vitin 2100 krahasuar me vitin 2022.

    Tendenca globale e plakjes së popullsisë ka implikime sidomos në sektorin financiar. FMN thotë se ndikimet specifike në sistemet bankare kërkojnë eksplorim të mëtejshëm.

    Popullsia në plakje i detyron bankat të rishikojnë operacionet e tyre, si për aktivet e tyre dhe pasivet. Një popullSi në plakje ul kërkesën për kredi, duke nxitur bankat për të ndjekur rrugë alternative.

    Plakja e popullsisë do të reduktojë ofertat e kredisë, duke nxitur nga ana tjetër investimet në bono qeveritare dhe letra të tjera me vlerë, diversifikimin në sipërmarrje të reja financiare dhe zgjerim përtej kufijve. FMN vë në dukje se strategjitë e reja të bankave, nxitur nga zhvillimet demografike, gjithashtu mbartin rreziqe të reja.

    Në njërën anë, plakja çon në një ulje të rrezikut mesatar të aftësisë paguese brenda sektorit bankar, që i atribuohet zvogëlimit të kredive, të cilat historikisht ishin pararendëse të krizave bankare.

    Por rreziqet e reja lidhen me kanalizimin e depozitave të tepërta në aktivitete të panjohura dhe potencialisht të rrezikshme.

    FMN nënvizon se prania e rreziqeve të mundshme për bankat në shoqëritë në plakje shtron nevojën urgjente për përshtatje dhe një politikëbërje vigjilente.

    Plakja ndodh ngadalë dhe ndikimi gradual e bën efektin e saj të padukshëm në krahasim me faktorët tradicionalë që ndikojnë në aftësinë paguese të bankave.

    Bankat e mëdha që kanë shtrirje globale mund të zotërojnë elasticitetin për të përballur ndryshimet demografike, por bankat më të vogla mund të përballen me më shumë pengesa në përshtatjen me këto transformime demografike.

    Në sfondin e ndryshimeve demografke, ku pasuria kalon nga brezi i bumit të lindjeve te gjenerata Z, të cilët mund të zhvillojnë një cikël jetësor dhe perspektiva financiare të ndryshme banka duhet të hyjnë në një cikël të ri të përshtatjes.

    Tregu financiar i Japonisë mund të jetë shembulli i përshtatjes e tregjeve financiare me plakjen e popullsisë vë në dukje studimi i FMN./Monitor

    Bankat në Shqipëri FMN
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këmbimi valutor 17 Prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    April 17, 2026

    Gjithçka digjitale? Pse na duhen ende librat e vërtetë

    April 17, 2026

    BE: Aplikacion verifikimi moshe në internet për të mbrojtur

    April 17, 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.