QAFË THANË- Përgjatë 24 orëve të fundit është krijuar fluks hyrje-daljesh në Kapshticë dhe Qafë-Thanë, ku mësohet se janë regjistruar 3003 shtetas në hyrje dhe 3400 shtetas në dalje.
Ndërkohë në Qafë-Thanë në 24 orët e fundit kanë hyrë 5475 shtetas dhe 5520 kanë dalë nga kufiri shqiptar.
Theksojmë se përgjatë muajve të verës jo vetëm emigrantët shqiptare kthehen me familjet e tyre në Shqipëri, por dhe turistë të huaj kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri.


