TIRANË– Jorida, psikologia që asiston për rastet kur banorët e Big Brother kanë probleme, është shprehur sot në Fan Club se Egli Tako duhet të ishte rikthyer brenda shtëpisë në mjë fazë të mëvonshme për shkak të sëmundjes fizike që ka kaluar dhe mbingarkesës emocionale që ka përjetuar.
Kujtojmë se me votën e publikut Egli u rikthye në shtëpi mbrëmjen e së shtunës, dhe çka ajo premtoi nga studio ishte se ky rikthim në lojë ishte për të vënë veten e saj të parën dhe jo të tjerë, siç bëri me raportin me Gjestin para se të dilte./Radar.al


