Ish-fituesja e “BBVA3”, Egla Ceno, nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi në rrjet ka rrëfyer përshtypjet e saj në lidhje me lojën aktuale në “Big Brother”.
Teksa komentoi një moment të veçantë të sajin: “Ndjeva super energji nga një përqafim… që shpresoj mos të ketë kushtuar 10 mijë euro,” aktorja më tej ironizoi në lidhje me rregullat e dënimeve brenda shtëpisë.
Ajo thekson faktin e mungesës emocionale të disa banorëve, pavarësisht se fizikisht ishin të pranishëm.
Një tjetër detaj që bëri bujë ishte përmendja e puthjes me Laertin, një nga konkurrentët e BBVA. Por në fakt Egla e sqaroi qartë se nuk do ta kishte bërë një gjë të tillë nëse do të kishte pasur mundësi keqkuptimi.
“Laerti është koleg! Publiku është super inteligjent dhe e ka kuptuar, prandaj nuk ka nevojë për sqarime,” u shpreh ajo.
Teksa përmbyll mesazhin e saj, Egla deklaroi se tashmë ka në mendje tre finalistët dhe madje ka zgjedhur edhe fituesin e këtij edicioni, duke nënvizuar se ai është një mashkull.



