TIRANË– Këngëtari i ri shqiptar Niki Zaimi ka qenë i ftuar në një intervistë në emisionin “PA FILTRA” në Media Radar, ku ka folur për karrierën e tij në muzikë.
“Klikimet e marrim gjithmonë në tregun tonë si njësi matëse për suksesin. Por është bërë aq e përzier sepse shumica i blejnë me thënë të drejtën. Është goxha i përhapur fakti që blihet.
Ka shqiptarë që blejnë shikime?
Zaimi: Jo komplet 100% të klikimeve, por ka një përqindje të caktuar, 25, 30 50 në raste të tilla që blihen.
Lamaj: Ti flet mirë se do t’i mbash më mirë raportet me të gjithë apo? Je reper dhe duhet të kesh shpirtin tënd rebel.
Zaimi: Vlerësoj që shumica çfarë kanë klikime të mëdha kanë pasur, kanë pasur një boost që është i blerë. Është e përhapur edhe në botë, është taktikë biznesi që bëhet boost në një moment./Radar.al


