Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë vendimet për ngjarjet e javës së kaluar në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Masa më e rëndë bie mbi Flamurtarin, pas hyrjes së tifozëve në fushë dhe sulmit ndaj lojtarëve të Teutës gjatë ndeshjes në stadiumin e ekipit vlonjat.
Sipas vendimit të datës 22.12.2025, Flamurtari do të zhvillojë 8 ndeshje pa spektatorë dhe do të paguajë një gjobë prej 500.000 lekësh. Komisioni vendosi se masa nuk mund të konvertohet për shkak të natyrës së rëndë të shkeljeve dhe rrezikut për sigurinë e lojtarëve.
Përveç kësaj, disa lojtarë dhe zyrtarë të klubeve të ndryshme janë dënuar për sjellje josportive ose sulme ndaj kundërshtarëve:
Zyrtari i KF Vora, Bazio Tragaj – 4 ndeshje pezullim
Lojtari i KF Iliria, Adolf Selmani – 4 ndeshje pezullim
Lojtarë të FK Pogradeci U-19, Aldor Cekici dhe Igli Xhajollari – 4 dhe 5 ndeshje pezullim
Lojtarë të KF Shkodra U-19, Klisman Kallajxhiu – 5 ndeshje pezullim
Lojtarë të Rinia EL U-15, Enes Pelushaj – 5 ndeshje pezullim
Lojtari i KF Shënkolli U-14, Mateo Meta – 5 ndeshje pezullim
Kundër këtyre vendimeve lejohet ankim brenda 3 ditëve para Komisionit të Apelit.


