Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Flamurtari/ De Biazi për trajner. Idrizi fut “shkesë” Taren për ish-teknikun e Kombëtares

    June 9, 2025

    Flamurtari duket se kërkon rikthim të çmendur në Kategorinë Superiore. Presidenti Sinan Idrizi nuk do të kursehet për asgjë. Ndërsa duket se “bomba” ende nuk ka plasur. Kuqezinjtë akoma nuk e kanë zgjedhur trajnerin e ri. Po punohet që për pankinën të ketë surpriza të mëdha. Pikërisht për këtë qëllim, Sinan Idrizi takoi në fundjavë Igli Taren. “Panorama Sport” zbulon se takimi mes presidentit të Flamurtarit dhe drejtorit sportiv të Milanit është zhvilluar të shtunën pasdite në një nga lokalet e Tiranës, përpara ndeshjes Shqipëri-Serbi. Burimet zbulojnë për gazetën se një temë e rëndësishme e diskutimit ka qenë trajneri i ri i Flamurtarit, si dhe merkatoja vlonjate. Por, jo vetëm kaq.

    Gazeta ka mësuar se Sinan Idrizi me ndërmjetësimin e Tares ka takuar po të shtunën në ambientet e stadiumit “Air Albania” ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi. Burime konfidenciale pohojnë se Idrizi i ka bërë një ofertë konkrete ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare që të marrë drejtimin e Flamurtarit në Superiore për sezonin e ri 2025-2026. Nuk dihet më shumë se çfarë është diskutuar konkretisht dhe se çfarë i ka thënë De Biasi, Idrizit.

    Por, gjasat janë që tekniku i ri i Flamurtarit të jetë italian. Idrizi, me sa duket, ia ka lënë Igli Tares në dorë përzgjedhjen. Kujtojmë këtu se ardhja në Vlorë e trajnerit Andrea Agostineli ishte një propozim që Tare i bëri në atë kohë Idrizit. Gjithashtu, sugjerim i drejtorit të Milanit ishte edhe sulmuesi Krist Evo Ememe.

    TRAJNERI DHE MERKATO Janë të gjitha shanset që trajneri i ri i Flamurtarit të emërohet këtë javë. Në “tavë” tashmë është futur edhe Xhani De Biasi, por normalisht që kandidat për stolin janë edhe Zoran Zekiç, Qatip Osmani, Shpëtim Duro, Gentjan Mezani dhe Sefat Pajaziti, por edhe italianët Kristin Broki dhe Masimo Odo. Në takimin që zhvilloi në fundjavë me Igli Taren, Sinan Idrizi i ka kërkuar që të jetë “truri” i merkatos së vlonjatëve. Por, ka kërkuar sugjerime për lojtarë edhe nga Xhani De Biasi. Ish-trajneri i Kombëtares ka tashmë edhe një ofertë konkrete për të marrë drejtimin e Flamurtarit./PanoramaSport

    “Lumbardhi më ka ngacmuar”/ Përplasja në studio, Kader largohet pas deklaratës së Xhenetës

    Selim Velsula u v*a nga kushëriri, e bija kërkon dënim me burgim të përjetshëm për autorin ose do të bëjë vetgjyqësi

    De Biazi Flamurtari Igli Tare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.