Një banesë në katin e dytë në lagjen “Isa Boletini” të Vlorës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë duke përdorur shkallët dhe hyrë nga ballkoni, duke vënë zjarri nën kontroll brenda pak minutash. Fatmirësisht, nuk raportohet asnjë i lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.
Policia dhe shërbimet zjarrfikëse po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e ndezjes së zjarrit.


