Një automjet është përfshirë nga flaket në zonën e Zvërnecit në Vlorë. Burimet thonë se aktualisht në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse.
Nuk dihen ende shkaqet edhe pse dyshimet e para janë për një shkëndijë elektrike.
Sipas burimeve policore, bëhet me dije se mjeti ka qenë i parkuar./Radar.al


