Këngëtarja Fjolla Morina, është përballur me një incident, pasi dikush i ka sulmuar makinën, duke i thyer xhamin.
Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar video teksa tregon dëmet e makinës.
Siç shihet , dikush ka goditur me gur dritaren e shoferit duke e thyer atë plotësisht. Po ashtu në video duken e dhe copat e xhamit të shpërndara në të gjithë mjetin dhe në tokë.
“Allah në dorë tënde prej njerëzve psikopata e psikopatë, veç po pres edhe pak se me foto kam me të nxjerr”, ka shkruar ajo.
Sipas reagimit të saj, këngëtarja duket se ka dijeni për personin që e ka sulmuar dhe se dikush e ka bërë qëllimisht.



