Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Shakira dhe Burna Boy ndezin ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Fjalimi para kombit: Trump flet për suksese historike

    February 25, 2026
    Fjalimi para kombit: Trump flet për suksese historike
    Në fjalimin për gjendjen e Kombit, Presidenti i SHBA-së Donald Trump foli për arritje të jashtëzakonshme gjatë mandatit të tij.

    Në fjalimin para kombit presidenti amerikan, Trump bëri një një bilanc të përsosur të mandatit të tij si në çështjen e ekonomisë, inflacionit dhe migracionit. Trump foli më gjatë se çdo paraardhës.

    Në fjalimin për gjendjen e Kombit, Presidenti i SHBA-së Donald Trump vlerësoi arritjet e jashtëzakonshme gjatë mandatit të tij. “Kombi ynë është rikthyer – më i madh, më i mirë, më i begatë dhe më i fortë se kurrë më parë. Kjo është epoka e artë e Amerikës”, i tha Trump Kongresit. Kufiri i SHBA-së është i sigurt, ekonomia po lulëzon si kurrë më parë dhe armiqtë e SHBA-së janë frikësuar, tha Trump nën duartrokitjet dhe brohoritjet “SHBA! SHBA!” nga kolegët e tij republikanë.

    Trump kritikoi Gjykatën Supreme për vendimin në lidhje me tarifat. Në prani të disa gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të të dy dhomave të Kongresit Amerikan, ai foli në Kapitol në Uashington për një “vendim të pafat”. Të premten, Gjykata Supreme e ndaloi presidentin që mbi bazën e një ligji për emergjencën të vendosë tarifa për importet nga shumë vende.

    Trump u shpreh se planifikon që kompanive të mëdha të teknologjisë t’u kërkojë të përmbushin vetë nevojat e tyre në rritje për energji elektrike. Kompanitë mund të ndërtojnë termocentrale për qendrat e tyre të të dhënave direkt në lokacionet përkatëse, tha Trump. Kjo do të parandalonte rritjen e çmimeve të energjisë elektrike për konsumatorët. Lidhur me bisedimet bërthamore me Iranin, Trump tha se preferonte një zgjidhje diplomatike. Ai e ka kërcënuar vazhdimisht Iranin me një sulm.

    Demokratët bojkotuan

    Dhjetëra ligjvënës demokratë bojkotuan fjalimin, që me gati dy orë kohëzgjatje, ishte më i gjati i këtij lloji në historinë e SHBA-së, ata  morën pjesë në aktivitete kundër Trump. Demokratët e pranishëm duhet të dëgjonin fyerje të ashpra, duke përfshirë pretendimet se shtetet federale të qeverisura nga demokratët ishin “të korruptuara”. Trump përsëriti gjithashtu gënjeshtrën e njohur, se demokratët manipulojnë zgjedhjet.

    Përfaqësuesi demokrat Al Green shpalosi një pankartë proteste ku shkruhej “Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë” gjatë fjalimit të Trump

    Përfaqësues nga opozita demokrate më parë ishin shprehur me vlerësime tejet negative për qeverinë amerikane nën Trump. Lideri i pakicës në Senat, Chuck Schumer, deklaroi se realiteti nën “Trump 2.0” mund të përmblidhet në tre fjalë: “Kosto, kaos, korrupsion”. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, akuzoi Trumpin se po përpiqet të sabotojë zgjedhjet e mesit të mandatit në vjeshtë, të cilat konsiderohen një provë e rëndësishme e opinionit publik. Presidenti e di “se do të pësojë një goditje të fortë, se do të rrënohet në këto zgjedhje të mesit të mandatit”, tha Newsom.

    Që në fillim të fjalimit, pati protesta nga opozita. Përfaqësuesi demokrat Al Green shpalosi një pankartë proteste ku shkruhej “Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”. Kongresmeni qëndroi në heshtje ndërsa Trump kaloi pranë tij. Protesta i referohej një videoje të publikuar së fundmi nga presidenca, e cila përhapte pretendime të rreme në lidhje me zgjedhjet e vitit 2020 dhe paraqiste një karikaturë raciste të ish-Presidentit Barack Obama dhe ish-Zonjës së Parë Michelle Obama si majmunë.

    Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Shakira dhe Burna Boy ndezin ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Kupa e Botës nis me spektakël/ Ceremoni madhështore dhe performancë e Shakirës ndezin stadiumin

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.