Conchita Wurst është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes publike, këtë herë për ndryshimin e dukshëm në pamjen e saj krahasuar me periudhën kur triumfoi në Eurovision.
Artisti austriak, i njohur me emrin e vërtetë Thomas Neuwirth, fitoi Eurovision Song Contest 2014 me këngën Rise Like a Phoenix, duke u kthyer menjëherë në një nga figurat më të komentuara të skenës muzikore evropiane.
Pamja e saj karakteristike, që kombinonte elegancën femërore me mjekrën e dallueshme, u konsiderua simbol i lirisë së shprehjes dhe diversitetit, duke i sjellë vëmendje të madhe ndërkombëtare.
Pas suksesit në Eurovision, Conchita performoi në aktivitete prestigjioze dhe mori pjesë në evente politike e kulturore në Evropë, ku promovoi mesazhe për tolerancën dhe pranimin social.
Megjithatë, figura e saj ka shkaktuar edhe debate ndër vite, sidomos në disa vende të Evropës Lindore, ku pati reagime kritike dhe thirrje për bojkot për shkak të imazhit dhe mesazheve që përfaqësonte.
Në vitet e fundit, artisti ka eksperimentuar me stile të ndryshme muzikore, duke u fokusuar më shumë te muzika pop dhe elektronike, ndërsa ka vijuar të jetë aktiv edhe në botën e modës dhe aktivizmit social.


