Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare bëhen bashkë në dasmën e tij

    “Më argëton kreativiteti i memeve”, Rama ironizon pankartat: Të preferuarat janë shumë të nxehta, s’i postoj dot

    “Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej tregon si mund të zhvillohet Zvërneci

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rajon

    Fitore historike, rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

    October 20, 2025

    Sipas kryetarit të KZHZ-së Boris Kondarko në raundin e parë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, Partia VMRO-DPMNE ka fituar në 55 komuna, Koalicioni Vlen në 8, LSDM në 7 Koalicioni AKI i udhëhequr nga BDI ka fituar në 4 komuna dhe Partia Demokratike Turke në 1 komunë.

    Pas përpunimit të të gjitha rezultateve do të dihet saktë se në cilat komuna do të ketö edhe balotazh. Në tre komuna nuk është arritur konsensusi i daljes së nevojshme të votuesve, andaj në këto komuna do të ketë përsëritje të votimit.

    Mickovski: E ardhmja nuk duhet të pritet
    Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se zgjedhjet e fundit nuk ishin vetëm për një parti, por për një drejtim të ri për Maqedoninë e Veriut.

    “Kemi premtuar fitore dhe e arritëm ate. Qytetari zgjodhi vlera dhe njerëz që besojnë në punë, jo vetëm në fjalë. Megjithatë, kjo fitore bindëse nuk është fundi i rrugëtimit tonë”, deklaroi Mickoski.

    Filipçe : Nuk e pritnim këtë rezultatë
    Kreu i LSDM-së Venko Filipçe ka shpallur fitore të sigurt në tre komuna. Ai u bëri thirrje qytetarëve që në raundin e dytë të dalin sa më masovikisht në vendëvotime.

    ” Mendoj se ky rezultat nuk është ai që e dëshironim, por duke pasur parasysh rrethanat, nuk është rezultat i keq, kemi rritje të votave në disa komuna, dhe në këtë drejtim do të punojmë intensivisht në periudhën e ardhshme”, ka deklaruar Venko Filipçe kryetar i LSDM-së.

    Mexhiti: Në këto zgjedhje fituan shqiptarët
    Koalicioni VLEN ka shpallur fitoren e Izet Mexhitit në komunën e Çairit. Mexhiti tha se në këto zgjedhje fituan shqiptarët, ndërkohë që sipas tij “po pensionohet një klasë politike”. Ai kërkoi dorëheqjen e Ali Ahmetit.

    “Në Çair fituan të gjithë shqiptarët dhe u pensionua një klasë politike shqiptare. Urime për pensionimin e kundërshtarëve politikë. Sonte po i drejtohem kundërshtarit tim politik Ali Ahmetit me plot respekt dhe qartësi, ky është çasti ku duhet të dorëhiqesh. Vota e shqiptarëve të dërgoi në pension politik”, ka thënë Izet Mexhiti.

    Osmani: Urime kundërkandidatit për fitoren
    Kandidati i AKI-së për kryetar të Çairit Bujar Osmani i ka uruar fitoren kundërkandidatit të tij nga VLEN Izet Mexhiti. “Në politikë fjala e fundit u takon qytetarëve. Për hapat e ardhshëm politik, do të njoftoj në ditët në vijim”, shprehet Bujar Osmani.

    Bilalli : Në Tetovë fitoi referendumi shqiptar

    Kandidati i VLEN-it për kryetarë të Tetovës Bilall Kasami ka thënë se është në epërsi kundrejt kandidatit të tij me më shumë se 4000 vota. “Kjo është nata më e bukur se e fituam gjithë Pollogun, e fituam gjithëMaqedoninë. BDI-ja kërkoi referendum, e fitoi referendumin”, është shpreh Kasami.

    AKI: Për herë të parë Çashka do të këtë kryetar shqiptar

    Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi ka thënë se në Komunën e Çashkës është shënuar historia nëzgjedhjet lokale të 19 tetorit sepse atje për herë të parë është zgjedhur një kryetar shqiptar.

    ” Koalicioni AKI ka fituar në komunën e Gostivarit, ndërkohë në Kërçovë dhe Strugë shkon në balotazh”, pohon Ademi.

    Në ditën e zgjedhjeve arrestohen 11 persona

    Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në një konferencë për media ka informuar për arrestimet që kanë ndodhur ditën e zgjedhjeve. Këto zgjedhje ishin më të qetat dhe më demokratiket deri më tani.

    Dëshmuam se kur instutucionet funksionojnë, demokracia është në rritje. Janë denoncuar 91 raste në gjithë Maqedoninë e Veriut, shumica prej tyre kanë të bëjnë me blerjen e votës dhe fotografimin e votës. Janë arrestuar 11 persona, katër janë liruar ndërsa 7 të tjerë janë në procedurë e sipër”, thotë Ministri i Brendëshëm Toshkovski.

    Raundi i dytë i zgjedhjeve në ato komuna ku do të ketë balotazh do të mbahet e 2 nëntor./DW

    Boris Kondarko Maqedoni e Veriut
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare bëhen bashkë në dasmën e tij

    June 8, 2026

    “Më argëton kreativiteti i memeve”, Rama ironizon pankartat: Të preferuarat janë shumë të nxehta, s’i postoj dot

    June 8, 2026

    “Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej tregon si mund të zhvillohet Zvërneci

    June 8, 2026

    Rama i përgjigjet sërish protestave për Zvërnecin dhe Sazanin: Projekte që do të kthehen në krenari kombëtare

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.