Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Fitimet e bizneseve u ulën në 2024/ INSTAT: Ja sektorët me rritjen më të madhe dhe rënien më të fortë

    April 14, 2026

    Fitimi neto që të gjitha bizneset realizuan në vendin tonë erdhi në ulje në vitin 2024. Ndonëse në raporte modeste me vetëm 1 për qind më pak se në 2023 vlera e fitimeve në disa sektorë kanë qenë me rënie drastike sipas treguesve ekonomike mbi ndërmarrjet  që u publikuan së fundmi nga INSTAT.

    Rënia me fortë e fitimeve për energjinë dhe minierat

    Goditjen më të rëndë në vlerë monetare e ka marrë sektori i Energjisë Elektrike dhe Gazit. Fitimet e këtij sektori janë tkurrur me një shifër rekord prej 34.2 miliardë lekësh, duke rënë nga 58.2 miliardë në vitin 2023 në vetëm 23.9 miliardë në 2024 (- 59%).

    Kjo rënie shpjegohet kryesisht me stabilizimin e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare pas krizës së vitit 2022-2023, çka ka ulur marzhet e fitimit për eksportuesit dhe prodhuesit vendas, si dhe me rritjen e kostove të mirëmbajtjes së rrjetit.

    Në të njëjtën kurbë është pozicionuar Industria nxjerrëse, e cila ka shënuar një rënie të vlerës së fitimeve me 112%, duke e mbyllur vitin me një humbje neto prej 717 milionë lekësh. Kjo performancë negative reflekton rënien e kërkesës globale për lëndë të para dhe rënien e çmimeve të naftës e mineraleve në bursat ndërkombëtare, duke vënë në vështirësi operacionet e nxjerrjes në vend. Po ashtu, Metalet dhe produktet e metalit panë një tkurrje prej 1.4 miliardë lekësh (-19%), e ndikuar nga rënia e kërkesës në tregjet e huaja dhe rritja e kostove të  brendshme.

    Kostot e brendshme ulin fitimet në shumë sektorë

    Një tjetër grup sektorësh shërbimet e avancuara dhe industria përpunuese pa rënie të fitimeve në 2024. Shërbimet e informacionit, që deri dje shiheshin si motori i inovacionit, kanë parë një tkurrje prej 2 miliardë lekësh në fitime ose rënie vjetore me rreth 13%. Kjo shpjegohet me rritjen e fortë të kostos së fuqisë punëtore, ku kërkesa për paga më të larta nga specialistët e IT-së ka ulur fitimet e kompanive.

    Po ashtu, sektori i Arsimit ka shënuar një rënie prej 46%, një shifër mjaft e lartë që reflekton sfidat demografike dhe emigrimin e të rinjve, çka ka pakësuar të ardhurat për institucionet arsimore private ndërkohë që kostot e mirëmbajtjes dhe stafit kanë vijuar rritjen.

    Industria përpunuese me tekstilet dhe veshje kat vijuar të vuajë pasojat e kursit të këmbimit dhe rritjes së kostos nga paga minimale me 2024. Edhe pse rënia në vlerë absolute prej 163 milionë lekësh ose 2% tregon për një sektor që po lufton për mbijetesë. Duke qenë se ky sektor i merr të ardhurat në euro dhe i ka shpenzimet në lekë, forcimi i monedhës vendase u ka ngrënë fitimet, duke i detyruar shumë biznese të operojnë me marzhe minimale ose të rishikojnë planet e tyre të biznesit. E njëjta logjikë vlen edhe për transportin dhe Industrinë kimike e plastike, të cilat janë prekur nga rritja e kostove të karburantit dhe lëndëve të para dhe pagave, duke mbyllur vitin 2024 me shifra dukshëm më të ulëta se viti pararendës.

    Fitimet me rritje nga posta, telefonia, ndërtimi, turizmi

    Një zhvillim interesant vjen nga sektori Postës dhe Magazinimi, i cili ka rritur fitimet me 5 miliardë lekë (ose 47%) në vitin 2024,. Po ashtu, sektori i Telekomunikacionit ka parë një rritje prej 65% të fitimit, duke reflektuar investimet në rrjetin 5G dhe rritjen e tarifave të shërbimeve.

    Shërbimet Profesionale rezultuan me vlerën më të lartë të fitimeve. Ky sektor ka parë një rritje prej 7.5 miliardë lekësh në fitimin neto, duke arritur në totalin prej 46 miliardë lekësh. Kjo rritje e fortë prej 20% dëshmon për kërkesën e fortë të ekonomisë për konsulencë ligjore, kontabilitet, inxhinieri dhe shërbime menaxhimi etj.

    Sektori i ndërtimit vazhdon rrugëtimin e tij drejt rekordeve të reja, me një rritje fitimi prej 4.2 miliardë lekësh (+9%). Ky sektor po ushqehet nga investimet e vazhdueshme në infrastrukturën publike dhe bumi i ndërtimeve rezidenciale, sidomos në kryeqytet dhe bregdet. Paralelisht me të, Tregtia me shumicë dhe pakicë kanë shënuar rritje solide prej mbi 10 miliardë lekësh ose 10% më shumë, çka tregon për një konsum të lartë i nxitur nga turizmi.

    Sa i përket turizmit, shifrat konfirmojnë një vit pozitiv. Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor kanë rritur fitimet neto me rreth 4.3 miliardë lekë. Kjo rritje prej rreth 20% i atribuohet numrit rekord të turistëve të huaj, të cilët kanë rritur shpenzimet në hotele dhe restorante, duke kompensuar kështu rritjen e kostove të punës dhe ushqimeve./Monitor

    Fitimi neto instat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    April 26, 2026

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    April 26, 2026

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    April 26, 2026

    Trump: Biseda “të mira” me Putin dhe Zelensky, synojmë zgjidhjen e luftës në Ukrainë

    April 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.