Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Shakira dhe Burna Boy ndezin ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    “Financim i fragmentuar”/ Kreu i KLSH: 180 mln euro detyrime nga vendimet e Arbitrazhit

    November 4, 2025
    Arben Shehu

    TIRANË– Kreu i Kontrollit të Lartë Shtetëror, Arben Shehu ditën e sotme gjatë raportimit në Komisionin e përbashkët për Nismat Qytetare dhe në Komisionin e Ekonomisë ka bërë publike disa fatura financiare.

    Në fjalën e tij ai tha se këto fatura kanë dalë nga kontrollet audituese.

    Ndër të tjera deklaroi se ky stok deri në fund të 2024 rezulton të jetë 7.32 miliardë lekë, nga të cilat detyrimet e qeverisjes qendrore janë 2.66 miliardë lekë, detyrimet e qeverisjes vendore janë 3. 26 miliardë lekë dhe detyrimet për rimbrusimin e tvsh janë rreth 1.4 miliardë lekë.

    “Në aspektin dhe kontabilitetit dhe raportimit fiskal, pavarësisht detyrimit të parashikuar në nenin 63 të ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor, pasqyrat e konsoliduara vjetore, transaksione financiare të shtetit për 2024 nuk janë hartuar dhe nuk janë dorëzuar cka e ka bërë të pamundur shprehjen e një opinioni auditues financiar mbi to. Pavarësisht këtij kufizimi, në auditimet financiare individuale të kryera nga KLSH përvec mangësive në formë dhe afateve të përgatijes së pasqyrave financiare nga institucionet e audituara kanë konstatuar dhe klasifikime të gabuara në pozicionet e pasqyrave financiare. Risqet fiskale mbeten të larta, duke qenë se ekspozimi ndaj ndërmarrjeve publike, veçanërisht energjia është rritur për shkak të detyrimeve të ndërsjellta të pashlyera dhe të pa rakorduara. Ndërkohë stoku i detyrimeve të prapambetura për çështjet gjyqësore kontigjente mbeten në nivele të larta. Stoku i detyrimeve deri në fund dhjetorit 2024 rezulton 7.32 miliardë lekë, nga të cilat detyrimet e qeverisjes qendrore janë 2.66 miliardë lekë, detyrimet e qeverisjes vendore janë 3. 26 miliardë lekë dhe detyrimet për rimbrusimin e tvsh janë rreth 1.4 miliardë lekë. Detyrimet faktike dhe kontigjente për vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut raportohen në vlerën 18 milionë euro, që i takon 10 vendimeve që janë në trajtim në afatin 3 mujor dhe rrezikojnë pagesa interesi për likuidim të vonuar. Ndërsa raportimet e vendimeve të Gjykatës së Arbitrazhit deri në fund 2024 për detyrimet faktike dhe kontigjente paraqiten në vlerën e 180 milionë euro. Sa i takon kontratave koncesionare me mbështetje buxhetore u konstatuan mos përputhje në plan pagesa dhe raportime, financim i fragmentuar jashtë programeve përkatëse, monitorim i pamjaftueshëm për pagesa dhe volume të pa realizuara dhe mungesë raportimi vjetor të performancës.”-tha Shehu./Radar.al 

    180 milionë euro Komisioni i Ekonomisë vendimet e Arbitrazhit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Shakira dhe Burna Boy ndezin ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Kupa e Botës nis me spektakël/ Ceremoni madhështore dhe performancë e Shakirës ndezin stadiumin

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.