Ish-presidenti amerikan Barack Obama ditën e dielë, më 4 gusht, festoi ditëlindjen e tij të 63-të me bashkëshorten Michelle e cila i dedikoi atij një urim nëpërmjet një postimi në Instagram.
View this post on Instagram
“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime, Barack Obama. Le të vazhdojmë të përballemi me stuhitë e jetës dhe të lëvizim malet së bashku”, ka shkruar ish-Zonja e Parë e SHBA-së në postimin e saj.
Ajo ç’ka tërhoqi më shumë vemendje ishte fotoja e përzgjedhur nga Michelle. Partnerja e Obamës kishte përzgjedhur një foto jo të zakontë me burrin e saj.


