Një ngjarje tragjike ka tronditur së fundmi qytetin e Vancouverit, Kanadanë Perëndimore ku një makinë ka përplasur një turmë në një festival, duke shkaktuar vdekjen e nëntë personave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur një automjet i drejtuar nga një 30-vjeçar hyri me shpejtësi në turmën që po merrte pjesë në festimet për Ditën e Lapu Lapu, një ngjarje që nderon luftën kundër kolonializmit në Filipine.
Dëshmitarët e kësaj ngjarje e përshkruan momentin me skena të tmerrshme, ku trupa të pajetë dhe të plagosur u shpërndanë kudo.
Një nga dëshmitarët ka treguar për gazetën lokale Vancouver Sun se ka dëgjuar zhurma të forta dhe britma, përpara se të shihte trupa të shkatërruar. “Ishin trupa. Ishin shkatërruar. Disa ishin tashmë të vdekur,” ka thënë ajo.
Një tjetër dëshmitar, Dale Selipe, ka pohuar se pa fëmijë të plagosur dhe të tjerë që ndiheshin të tmerruar nga ngjarja.
Në vendngjare mbërritën menjëherë autoritetet vendase për t’iu ardhur në ndihmë viktimave dhe të plagosurve.


