Siç u kemi bërë me dije dhe më parë, një prej çifteve më të preferuara të showbiz-it shqiptar, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji janë në prag të dasmës për kurorëzimin e dashurisë së tyre!
Si zakonisht, nuk kishte si të mungonte një festë beqarie madhështore.
Mikeshat e ngushta të Dafinës vendosën t’i bëjnë një befasi të paharrueshme duke organizuar një festë beqarie.
Ky moment special ndodhi pa dijeninë e Dafinës, e cila u kap e befasuar dhe e emocionuar sapo hyri në festë.
Në një video të postuar në profilin e Dafinës, vërehet dhurata e shoqërisë. Teksa Dafina kërcen pas saj shfaqen mikeshat që mbajnë në fytyrë imazhin e Kreshnikut. Ide goxha brilante!
View this post on Instagram


