Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Fëmijët janë me zgjebe”/ Dyshimet se braktisi tre të miturit, Blerina Basha: S’mund të qëndroj me dikë me të cilin jam ndarë

    January 12, 2026

    DURRËS– Një ngjarje e rëndë është bërë publike ku një nënë dyshohet se ka braktisur 3 fëmijët e saj të mitur.
    Bëhet me dije se ka qenë një denoncim i gjyshes së fëmijëve të mitur të cilët jetonin vetëm në një shtëpi të të mbuluar ka papastërtia.

    Fëmijët sipas autoriteteve ishin prekur nga sëmundja e zgjebes, ndërkohë që banesa e tyre ishte rrëmujë me rroba dhe sende të hedhura përtokë.

    Korrespondentja e Durrësit, Klodiana Haxhiaj mëson se në vitin 2025, ish-burri i Blerina Bashës, nënës së tre fëmijëve, i ka propozuar kësaj të fundit të bashkohen për të shkuar në Itali dhe për të marrë me vete edhe të miturit.

    Fillimisht ajo ka pranuar dhe ka bërë dokumentet e fëmijëve për t’i regjistruar në shkollë në Itali në muajin shtator 2025. Por burimet bëjnë me dije se Blerina Basha i ka thënë se nuk mund të qëndronte në Itali dhe është kthyer në Shqipëri, duke lënë fëmijët tek ish-bashkëshorti për tre muaj.

    “Qëndro këtu, nuk mund t’i mbaj vetëm.”-i ka thënë ai nënës së fëmijëve, Blerinës. Më pas Blerina ka qëndruar tre muaj në Shqipëri për procedurat e dokumenteve dhe i ka marrë fëmijët nga Italia dhe është kthyer në Durrës.
    Të dy ata kanë diskutuar që babai të kujdesej për fëmijët në Itali, por duke qenë se Blerina Basha ka pretenduar se nuk mund të qëndronte larg, i ka marrë dhe i ka regjistruar në shkollë në Shqipëri.

    Vetë nëna e fëmijëve, është shprehur se pasi është kontaktuar nga shkolla lidhur me gjendjen e fëmijëve, u ka thënë se nuk ka mundësi që të kujdeset për ta e vetme dhe se i duhej të punonte.
    “Me thirrën në shkollë lidhur me mungesën e fëmijëve dhe u kam thënë që nuk kam mundësi ekonomike të mëdha për t’u kujdesur vetëm unë. Nëse ju më ndihmoni me shërbimet sociale, unë qëndroj, por në kushte të tjera që nuk mund të më ndihmoni konkretisht, do të më duhet të punoj. Unë nuk qëndrova tek ish-bashkëshorti, sepse nuk mund të qëndroja me dikë me të cilin jam ndarë. Ai më ka dhënë 180 mijë lekë të vjetra ndihmë për 3 fëmijët. Nuk më dilte që të mos shkoja në punë.”-tha Blerina Basha.

    Ndërkohë, prindërit e Blerinës raportohet se jetojnë në Francë dhe nuk ka asnjë nga familjarët e saj që të kujdeset për fëmijët./Radar.al

    Blerina Basha braktisi 3 femijet Durrës itali
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.