Kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj ditën e sotme ka shprehur mbështetjen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjete sociale, si jurist prej më shumë se 40 vitesh, Xhafaj, argumenton se SPAK dhe GJKKO kanë gabuar pasi jemi para rastit ku investigohet e hetohet personi dhe jeta e tij për të gjetur fakte penale në ngarkim të tij dhe jo përpara asaj që çfarë ligji lejon e kërkon.
“Erion Veliaj për aq sa e njoh dhe si e njoh, nuk është një zyrtar i korruptuar. Askush nuk është i pagabueshmë por nuk i shoh gabimet e tij dhe nëse janë të tilla, si qasje korruptive. Nuk e njoh gjithë çështjen në fjalë dhe nuk pretendoj ta njoh në thelb, por për aq sa kam lexuar dhe me njohjen që kam se si është ndërtuar ky proces, kam pikëpyetjet e mia për mënyren se si ka filluar dhe është proceduar në këtë vepër penale.Druhem se jemi para rastit kur hetohet personi dhe jeta e tij , për të gjetur fakte penale në ngarkim të tij dhe jo para asaj çfarë ligjin lejon e kërkon, pra që të hetohet vepra penale konkrete dhe prej saj shkohet se përgjegjësia e personit konkret”, thekson Xhafaj.
Xhafaj nënvizon se duke duke lexuar vendimin gjyqësor që ka pranuar dhe certifikuar kërkesën e prokurorit për masë sigurie “arrest me burg” bindem dhe më shumë për një proces jo të drejtë për aspektinprocedurial.
“Si ligjvënës, si përfaqësues i zgjedhur dhe me votat e qytetarëve të bashkisë së Tiranës kam gjithë të drejtën të kërkoj që gjithë kjo të kryhet me objektivitet dhe paanëse dhe përmes një procesi të rregullt ligjor, në resptektim të parimeve kushtetuese dhe përcaktimeve të ligjit penal procedurial duke mbajtur kurdoherë në konsideratë të drejtat e liritë e njeriut dhe padyshim edhe interesin publik dhe sigurinë publike” nënvizon Xhafaj.
LEXO EDHE:
Ols Dado mund të bëhet dëshmitari i pafajësisë së Erion Veliajt në GJKKO (FOTO)
Drejtoria e Burgjeve përgënjeshtron SPAK: Erion Veliaj rezulton i padënuar


