KORÇË-Policia e Korçës ditën e sotme ka dalë me një njoftim zyrtar për vdekjen e 12-vjeçarit Leo Sadiku, banues në fshatin Pocestë të Maliqit, Korçë.
I mituri ndërroi jetë në QSUT ku po trajtohej për simptoma gripi dhe COVID-i.
Bazuar në informacionet e Policisë së Korçës, 12-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrore në QSUT, pasi ka pësuar arrest kardiak.
NJOFTIMI:
Më datë 08.01.2025, në QSUT, Tiranë, ka humbur jetën, një 14-vjeçar, banues në fshatin Pocestë, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale (arrest kardiak)./Radar.al
Vd*kja e Leo Sadikut/ Spitali i Korçës: Më 7 janar erdhi në gjendje të rënduar! Më 31 Dhjetor…
Përcillet sot për në banesën e fundit 12-vjeçari nga Korça, që ndërroi jetë në spital


