Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Veliaj në burg prej shkurtit 2025, avokatët ndërkombëtarë e vizitojnë në qeli

    17 ditët e Maldinit dhe Leonardos, si “u shemb” para se të niste projekti për rilindjen e Italisë së futbollit

    Bie çmimi i naftës pas sinjaleve për ulje të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Falsifikonin certifikata për gjuhët e huaja, 3 të arrestuar

    February 27, 2025
    Falsifikonin certifikata për gjuhët e huaja, 3 të arrestuar

    TIRANË– Të paktën tre persona kanë përfunduar pas hekurave pas një operacioni në Tiranë. Të arrestuarit janë vënë në pranga pasi ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja.

    Policia bën me dije se certifikatat lëshoheshin kurndrejt pagesës që varionte nga 20 000 deri në 30 000 lekë të rinj.

    NJOFTIMI I POLICISË: 

    DVP Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Finish”. Zbulohet një ambient i përshtatur për falsifikimin e certifikatave të mbrojtjes së gjuhëve të huaja. Vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetase dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, bashkëpunëtorë për këtë veprimtari kriminale.

    Sekuestrohen 35 certifikata të falsifikuara, shuma parash (euro dhe lekë), 4 celular dhe 1 njësi kompjuterike, që u gjetën në ambientin që e kishte në përdorim njëri prej të arrestuarve. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të falsifikimit të dokumenteve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Finish”. Si rezultat i këtij operacioni, u ndaluan shtetasit:

    M. P., 62 vjeç, O. J., 43 vjeç dhe E. Y., 42 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të për shtetasen B. N., 24 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasja E. A., 34 vjeçe.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja dhe kundrejt pagesës që varionte nga 20 000 deri në 30 000 lekë të rinj, pajisnin shtetas të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre në institucionet arsimore.

    Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur për këtë veprimtari të kundërligjshme, që e kishte në përdorim shtetasi M. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 35 certifikata të falsifikuara, 1200 euro, një shumë lekësh, 4 celularë dhe një njësi kompjuterike ku përgatiteshin certifikatat false. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”./Radar.al

    1 ne kerkim 3 te arrestuar Falsifikonin certifikata
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Veliaj në burg prej shkurtit 2025, avokatët ndërkombëtarë e vizitojnë në qeli

    July 28, 2026

    17 ditët e Maldinit dhe Leonardos, si “u shemb” para se të niste projekti për rilindjen e Italisë së futbollit

    July 28, 2026

    Bie çmimi i naftës pas sinjaleve për ulje të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit

    July 28, 2026

    Franca përballet me “zjarrin e shekullit”, flakët afrohen vetëm 11 kilometra nga Bordeaux

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.