Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Spanja, 289 minuta pa festuar një gol. Iberikët duhet të ndryshojnë statistikat ndaj Arabisë Saudite

    Ministri i Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Fabregas nuk i del e keqja pas Milanit: Si t’ua shpjegoj djemve që humbëm?

    January 16, 2026

    Çesk Fabregas ka qenë i dëshpëruar pas humbjes së Komos së tij përballë Milanit. Ekipi i spanjollit kaloi në avantazh por pastaj u përmbys nga kuqezinjtë të cilët triumfuan me shifrat 3-1, duke lënë dukshëm të dëshpëruar trajnerin i cili nuk kishte shpjegime teksa fliste për “Sky” pas ndeshjes.

    “Më pëlqen të flas me qetësi pas ndeshjeve, por sot është e vështirë. Si t’ua shpjegoj djemve që humbëm një ndeshje si kjo? Do ta mendoj sonte dhe do të flas me ta nesër në mëngjes. Ekipi luajti një ndeshje të mirë, provuam shumë gjëra të mira, por në fund humbëm 3-1. Do të thotë që duhet të përmirësojmë shumë gjëra.

    Ndonjëherë kur flas, keqkuptohem. E përsëris, sot është e vështirë për mua të analizoj, preferoj t’i lejoj të tjerët ta bëjnë. Sot është shumë e vështirë për mua, normalisht do të kishte qenë një ndeshje që duhet ta kishim fituar sepse dominuam. Bëmë 700 pasime dhe Milani 200… Menja bëri shumë pritje, pastaj Rabio fitoi ndeshjen. Ata janë lojtarë shumë të fortë, individualiteti të bën të fitosh. Por ekipi im luajti një ndeshje të shkëlqyer.

    Ne u përgatitëm për një ndeshje duke e ditur se mund të humbnim për shkak të dy gjërave: lojës së tyre individuale, ku ne bëmë presing mjaft mirë, dhe kundërsulmit. Herën e parë që humbëm topin, ata morën një penallti. Mbaj mend vetëm një ndeshje aq dominuese sa kjo nga Lacio, dhe ajo ishte kundër Milanit, një ekip që e ndiqja në TV kur isha fëmijë. Po shkoj në shtëpi i zemëruar, por duhet të jem i kthjellët kur të flas me djemtë sepse janë të rinj. Mund të ndodhë që të humbasësh tre ose katër topa kur bën 750 pasime, por dhemb nëse ata shënojnë tre gola… Nëse do të kishim shënuar golin e dytë, mund të kishim fituar, por Milani, me një portier dhe një lojtar të shkëlqyer, e fitoi ndeshjen”, ishin fjalët e Fabregas pas sfidës./PanoramaSport

    Çesk Fabregas Fabregas milan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    June 18, 2026

    Spanja, 289 minuta pa festuar një gol. Iberikët duhet të ndryshojnë statistikat ndaj Arabisë Saudite

    June 18, 2026

    Ministri i Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO

    June 18, 2026

    Euro në “rrokullisje”, zbret në 94.6 lekë

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.