Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Plumbi i Artë”/ Dumani dhe Alibej përballen në GJKKO, zbardhen detaje tronditëse për vra*jen e vëllait të Talo Çelës

    Pakistani i bën thirrje Trump: Zgjat afatin për Iranin, jepi diplomacisë dy javë kohë

    “Ghost Murmur”, arma sekrete e CIA-s që zbuloi pilotin e rrëzuar në Iran

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Fokus

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    April 5, 2026

    Nga Flogert Muça

    Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin Europian ngadalësohet apo ngec, instinkti i parë është të kërkohet një fajtor i brendshëm. Është një refleks i njohur: përgjegjësia zhvendoset nga dinamikat komplekse ndërkombëtare tek një emër konkret në Tiranë. Së fundmi, ky rol i është atribuar Belinda Ballukut, me pretendimin se ajo po pengon integrimin e vendit. Mund të ishte edhe kështu, por historia (kujtoj Tahirin) dhe e tashmja (pretemdimet e disa shteteve), më kundërshtojnë. Por po, patjetër që mirë apo keqqeverisja na bën vend Europian pa qenë në BE.
    Integrimi europian nuk është një proces linear, as një mekanizëm teknik që varet nga një individ apo një vendimmarrje e vetme ekzekutive. Ai është thellësisht politik, i ndikuar nga interesa monetare kombëtare të shteteve anëtare, nga kontekste të brendshme elektorale dhe nga balanca të ndërlikuara brenda vetë Bashkimit Europian. Në këtë kuptim, Shqipëria nuk ka qenë kurrë e vetmja që përcakton ritmin e afrimit apo largimit nga BE-ja.
    Mjafton të shohim rastet konkrete. Greqia ka ngritur vazhdimisht çështje që lidhen me minoritetet, duke e përdorur këtë si levë politike në raport me procesin e integrimit. Bullgaria ka bërë të njëjtën gjë, duke e kthyer temën e identitetit dhe të drejtave të pakicave në një kusht të hapur politik. Nga ana tjetër, Polonia ka shprehur rezerva që lidhen me klimën e biznesit dhe standardet ekonomike, ndërsa Austria ka pasur shqetësime të lidhura me menaxhimin e fondeve, përfshirë IPARD-in. Secili prej këtyre shteteve ka agjendën e vet, shqetësimet e veta dhe, shpesh, interesat e veta të brendshme që projektohen mbi vendet aspirante. Shpesh kanë edhe të drejtë dhe bëjnë mirë që na fshikullojnë.
    Pra, kur flasim për vonesa në integrim, nuk mund të bëjmë sikur këto dinamika nuk ekzistojnë. Nuk mund të reduktojmë një proces të tillë kompleks në një emër të vetëm, aq më pak në një ministër të caktuar që, në fund të fundit, nuk është as autoriteti kryesor i politikës së jashtme dhe as vendimmarrësi final në raportet me Bashkimin Europian (kujtoj rastin Tahiri).
    Po, padyshim që SPAK është një nga arritjet më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugën e saj drejt shtetit të së drejtës. Është një institucion që ka lindur pikërisht si kërkesë dhe standard europian, si pjesë e reformës në drejtësi që u konsiderua për vite me radhë si kusht kyç për hapjen e negociatave.
    Si sot, edhe në të kaluarën, kemi parë narrativa të ngjashme. Rasti i Saimir Tahirit është ilustruesi më i mirë. Në atë kohë u tha po nga kjo opizitë, se hetimi dhe përballja e tij me drejtësinë po pengonin hapjen e negociatave. Madje, ai ndërmori edhe hapin e dorëzimit të mandatit, në një përpjekje për të shmangur çdo perceptim negativ ndaj procesit. Por, pavarësisht kësaj, negociatat nuk u hapën në vitin 2018. Arsyeja nuk ishte Shqipëria, nuk ishte drejtësia shqiptare apo hetimet, por vendimmarrja e një shteti anëtar si Franca apo Gjermania e kushteve, të cilat kishin rezervat e veta dhe kërkonin një qasje të re ndaj zgjerimit.
    Ky precedent tregon qartë se narrativa që lidh drejtpërdrejt zhvillimet e brendshme me vendimet e BE-së është, në rastin më të mirë, naive dhe, në rastin më të keq, e qëllimshme por legjitime e opozitës në pikën e hallit e kuotave që është.
    Bashkimi Europian nuk funksionon mbi bazën e një checklist-i teknik ku Shqipëria plotëson disa kushte dhe automatikisht avancon. Ai është një organizëm politik, ku vendimet merren në bazë konsensusi dhe ku çdo shtet anëtar ka të drejtën e vetos, të ndikuar nga faktorë që shpesh nuk kanë lidhje direkte me Shqipërinë.
    Prandaj, kur opozita akuzon se një ministër i caktuar po pengon integrimin, në fakt ajo po shmang debatin real. Problemi, nëse mund të quhet i tillë, është vetë natyra e procesit të zgjerimit, e cila sot është më e ndërlikuar se kurrë. Europa është përballë krizave të shumta: nga siguria dhe lufta, tek ekonomia dhe migracioni. Në këtë kontekst, zgjerimi nuk është prioriteti i vetëm dhe as më urgjenti për shumë vende anëtare.
    Kjo nuk do të thotë se Shqipëria nuk ka detyrimet e saj. Sigurisht që ka. Reforma në drejtësi duhet të thellohet, institucionet duhet të forcohen, korrupsioni duhet të luftohet në mënyrë të vazhdueshme. Por është e rëndësishme të kuptohet se këto janë procese të brendshme që lidhen me ndërtimin e shtetit, jo thjesht me përmbushjen e kërkesave të jashtme.
    SPAK, në këtë kuadër, nuk është pengesë, por garanci. Fakti që ai vijon hetimet, pavarësisht emrave dhe pozicioneve, është një sinjal pozitiv, jo negativ. Ai tregon se Shqipëria po përpiqet të ndërtojë një sistem drejtësie funksional, të pavarur dhe të besueshëm, por ka plot probleme edhe aty. Dhe kjo është pikërisht ajo që Bashkimi Europian ka kërkuar për vite me radhë.
    Ndërkohë, përpjekja për të personalizuar procesin e integrimit, duke ia faturuar atë një individi apo një ministri, është një strategji politike që mund të shërbejë për konsum të brendshëm, kthehet kundër shpejt. Ajo krijon një perceptim të rremë, sikur gjithçka varet nga një vendim i vetëm në Tiranë, ndërkohë që realiteti është shumë më kompleks.
    Në fund të ditës, raporti i Shqipërisë me Bashkimin Europian varet nga dy faktorë kryesorë: progresi i brendshëm dhe vullneti politik i vendeve anëtare. I pari është në dorën tonë dhe duhet të vazhdojë pa u ndalur. I dyti është jashtë kontrollit tonë të drejtpërdrejtë dhe ndikohet nga dinamika që shpesh nuk kanë lidhje me Shqipërinë.
    Prandaj, në vend që të kërkojmë fajtorë të brendshëm për çdo vonesë, ndoshta është koha të jemi më realistë në analizë. Integrimi europian nuk është një rrugë e drejtë, por një proces i mbushur me kthesa, ndalesa dhe, mbi të gjitha, me vendimmarrje politike që reflektojnë interesat e një Europe që shpesh është e përçarë brenda vetes.
    Dhe pikërisht për këtë arsye, është e padrejtë dhe e pasaktë të thuhet se një individ i vetëm, qoftë ai edhe ministër, mund të pengojë apo të përshpejtojë këtë proces. Shqipëria duhet të bëjë detyrat e saj, por duhet edhe të kuptojë se ritmi i integrimit nuk përcaktohet vetëm në Tiranë, por edhe në kryeqytetet e Europës, aty ku interesat kombëtare shpesh peshojnë më shumë se retorika e zgjerimit.

    Berisha Flogert Muça Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Plumbi i Artë”/ Dumani dhe Alibej përballen në GJKKO, zbardhen detaje tronditëse për vra*jen e vëllait të Talo Çelës

    April 7, 2026

    Pakistani i bën thirrje Trump: Zgjat afatin për Iranin, jepi diplomacisë dy javë kohë

    April 7, 2026

    “Ghost Murmur”, arma sekrete e CIA-s që zbuloi pilotin e rrëzuar në Iran

    April 7, 2026

    Franca paralajmëron botën: Sulmet në Iran mund të çojnë në kaos ekonomik dhe luftë!

    April 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 7 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni tri shenjat më të favorizuara të horoskopit për këtë javë

    Parashikimi i horoskopit 6 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.