Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Europol shkatërron rrjetin ndërkombëtar të dro*ës, arrestohen 28 anëtarë të “’Ndrangheta”-s, mes tyre shqiptarë

    July 8, 2025

    Një operacion i gjerë ndërkombëtar i zhvilluar nga Europol, në bashkëpunim me autoritetet italiane, spanjolle dhe shqiptare, ka çuar në arrestimin e 28 anëtarëve të organizatës famëkeqe mafioze ’Ndrangheta, përfshirë edhe një grup shqiptar.

    Në qendër të hetimit ishte një shtetas italian nga Kalabria dhe tre djemtë e tij, të cilët kishin ngritur një rrjet kriminal për trafikun e kokainës dhe hashashit, duke bashkëpunuar ngushtë me shqiptarët, të cilët menaxhonin logjistikën e dërgesave që vinin nga Amerika Latine përmes porteve në Spanjë dhe Holandë, për të përfunduar në Gioia Tauro (Kalabri).

    Shqiptarët kishin gjithashtu rol në shitjen e lëndëve narkotike në Romë. Në total, rrjeti dyshohet se ka trafikuar mbi 1 ton kokainë dhe 1.5 ton hashash në të paktën 80 episode të ndryshme.

    Hetimet zbuluan gjithashtu një ngjarje të rëndë dhune: katër italianë akuzohen se rrëmbyen dhe torturuan një trafikant droge – akt që u regjistrua me video dhe u shpërnda për të frikësuar dhe kontrolluar anëtarët e tjerë të rrjetit.

    Europol mbështeti operacionin me analiza financiare, verifikime të të dhënave dhe koordinim ndërkombëtar, çka çoi edhe në pesë arrestime në Spanjë gjatë fazës hetimore.

    droge Europol rrjet shqiptare trafik
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.