Në këtë kompeticion të rëndësishëm për moshat merr pjesë edhe Shqipëria, me ekipin kuqezi që përbëhet nga tre sportistë. Enkileda Carja, Maida Lozi dhe Antonino Mullisi do të konkurrojnë në kategorinë U-17 të Europianit.
E para që do të ngjitet në pedanë, do të jetë Carja, e cila vjen në këtë kompeticion pas një serie me rezultate dhe rekorde të jashtëzakonshme ndërkombëtare në rang moshash. Vajza e talentuar nga Elbasani do të konkurrojë në kategorinë e peshave 63 kg, me garën e saj më 27 korrik në orën 12:00.
Enkileda vjen me pritshmëri shumë të larta dhe mbetet favorite e padiskutueshme për medalje. Më datë 27 korrik në orën 17:00 do të konkurrojë një tjetër shtangist i talentuar kuqezi, Antonino Mullisi, në peshat 71 kg. Ndërsa garat e Kombëtares shqiptare në kryeqytetin spanjoll do t’i mbyllë një tjetër element shumë premtues, Maida Lozi, e cila do të ngjitet në pedanë më 29 korrik në orën 17:00 në kategorinë 77 kg.


