TIRANË– Vëllai i Esmerald Ballës, njëkohësisht djali i Enver Ballës, shtetasit që u vra aksidentalisht nga i biri dhe pas ky i fundit e fshehu trupin e pajetë, ka reaguar në emision “Me zemër të hapur” në News 24.
Ai është shprehur se nuk do ta shikojë më me sy vëllain e ti, Esmerald Ballën, i akuzar si autori i këtij krimi.
LEXO EDHE: VRASJA E ENVER BALLËS NË SHËNVLASH
“Nuk e di çfarë ka ndodhur. Ishin si me qenë shokë, s’dimë si ka lindur ky konflikt. Erdha për ta gjetur, e kërkova por nuk e gjeta, e kërkova 2 javë, me polici. Kur ta zbardhë policia, kam njoftuar policinë se më ka humbur babi, shkoja çdo ditë. Nuk punonte fare telefoni atje ku ishte hedhur. Ngela duke shkuar në spitale. Policia nuk e ka zbardhur akoma a shkoi me eskortë ai apo jo, se është familjar. Ti zbulojë tamam, SMS e kam dërguar unë me dorën time, Më kërkoi ndihmë, që ka humbur babai. Ai ka pas pirë ndonjë gotë dhe thashë se çfarë ka ndodhur, Këtë menduam derisa e zbuloi policia ngjarjen. Me sa janë dijeni ai nuk ka lidhje fare, kanë dashur ti presin gishtat me gërshërë. Mendoj se nuk ka lidhje.Njerka është rob zoti, e kam respektuar si nënën time, edhe vëllai. Edhe nusja e vëllait, është njeri punëtor. Ajo që na ka rënë neve mos ti ndodhë kujt. Nuk e besoj akoma që është e vërtetë. Atë që ka ndodhur e di vetëm që ai e ka bërë dhe ai që ka ikur. Vëllain nuk e kam takuar, për momentin nuk dua ta shoh në sy.Vëllai tha ‘na ka prerë babai në besë, na mori lekët’. Fitimet i kanë pasur të përbashkëta, kemi pasur një fermër. Babai ska pasur arsye ti merrte, dhe unë nga Italia të vija shkoja i merrja. Policia ta zbardhë sepse dua të di çfarë ka ndodhur.”- tha ai.


