TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facedbook ku ka folur për temën më të diskutuar të javëve të fundit siç është, hapësira publike.
Shefi i qeverisë deklaroi se Tirana nuk është Teherani, ndërsa shtoi se aksioni që po zhvillohet nuk bëhet për të goditur sipërmarrjet e vogla por për të liruar trotuarin që është i qytetarëve.
Ka nga ata që ankohen që hoqët tendat mbeten karriget, është Tiranë nuk është Teheran, nuk kemi dalë me sulm për të shkatërruar sipërmarrjet e vogla, jetën mesdhetare të kafeneve etj, pro të vendosur kufirin, trotuari është i qytetarëve dhe një pjesë e tij mund të përdoren por me kufi. Nuk mundet dot që të moshuarit të mos kenë mundësi të ulen se janë vendosur tendat dhe janë ngritur strukturat metalike dhe dikush ka vendosur një tra dhe të mbledhë lekët. Ka edhe nga ata që nuk marrin vesh. Po bëjmë rregulloren kombëtare që do vendosë qartë kufijtë. Kemi studiuar shumë qytete si Barcelona apo Kopenhageni. Ka qytetet të tjera me formula të tjera, por do i bëjmë të qarta këto, edhe detyrimet, por edhe ndëshkimet. Do hiqen të gjitha, të tëra, hap pas hapi. Është shumë gjë e mirë që të gjithë ju të merrni pjesë në këtë proces. Do hapet portal, mundësia ime, që të gjithë do çojnë denoncime. Bashkitë nuk janë angazhuar në mënyrë të plotë për të vendosur çadrat, shezlongët e tyre./Radar.al


