Ana, motra e aktori dhe këngëtarit të shumënjohur shqiptar, Bes Kallakut ishte e ftuar sot në “7pa5” në Vizion Plus, në rubrikën e gatimit.
Kallaku na solli një recetë mjaft interesante e njohur si Shkurtza me pilaf.
Përgjatë përgatitjes së recetës së saj e ndërkohë që na zbuloi aftësitë e saj në kuzhinë, Ana u ndal edhe te raporti me vëllain e saj, Bes Kallakun.
Ajp na zbuloi se motër e vëlla kanë një raport goxha të ngushtëme njëri-tjetrin.
E pyetur nga moderatorja se çfarë këshille ka për të vëllain, ajo u shpreh se ai është i madhi dhe përgjithësisht është ai i cili jep këshillat mes tyre.
“Kemi qenë gjithmonë të dy për njëri-tjetrin. Duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha duke treguar që jemi aty. Duke qenë se unë jam e vogla, jam rritur gjithmonë me këshillat dhe kujdesin e tij. Besi është për mua dhe për të gjithë ne një shpatull shumë e fortë ku mbështetmi të gjithë“, tha Ana.
Gjithashtu ajo foli edhe për aftësitë e Bes Kallakut në kuzhinë.
“Besi gatuan vetë shumë mirë dhe nuk jam vënë në konkurrencë me të, sespse e di që gara është e fituar nga Besi. Ai gatuan vërtetë shumë, ka shumë dëshirë të ketë njerëz në shtëpinë e tij. Por vetëm diçka, të gjithë duhet të marrin masa t’i thonë që e ka qarë gatimin“.


