Ish-banori i Big Brother VIP, Gimbo, ka folur në emisionin Goca dhe Gra lidhur me situatën e Gjesti, i cili u arrestua pak ditë më parë për armëmbajtje pa leje.
Ai u shpreh se Gjesti është në gjendje të mirë dhe se çështja tashmë është në proces gjyqësor, duke theksuar se vendimin do ta japë drejtësia.
“Gjesti është shumë mirë… është në proces gjyqësor, ligji vendos dhe e kanë në dorë ata,” tha Gimbo, duke shtuar se edhe nga ana emocionale dhe familjare ai është në gjendje të qëndrueshme.
I pyetur gjithashtu nëse është ndjerë i favorizuar gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP për shkak të njohjes me Gjestin, ai u shpreh se ka ndjerë mbështetje dhe siguri gjatë eksperiencës së tij.
“Po, padyshim që e kam ndjerë veten shumë të sigurt… ka qenë një influencë shumë e madhe,” deklaroi ai.


