Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

     Tragjedi në Republikën Domenikane/ Përfshihet nga flakët një resort luksoz, vd*s turisti italian

    Ish-futbollistët e Kombëtares marrin licencën për trajner, spikasin Xhaka dhe Gjasula

    EMRI/ Grabiti me armë pikën e karburantit në Fushë-Krujë, arrestohet autori

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Erzeni-Korabi, sot ora 16:00/ Shijakasit pa asnjë pikë. Trajneri Canaj “qan” shënjestrën e gabuar të dibranëve

    September 15, 2024

    Sezoni i ri futbollistik po rezulton për momentin një ekuacion pa zgjidhje për Erzenin. Pas tri javëve të para Erzeni rezulton si skuadra e vetme e Kategorisë së Parë që ende nuk e ka marrë pikën e parë.

    Madje shijakasit mbeten edhe në kërkim të golit të parë, pasi golavarazhi i tri javë të luajtura është 0-4. Nisur nga zhargoni vendasi, i bie që Erzeni ndodhet mes “katër rrugëve” të Shijakut. Shpresohet që të dielën të besuarit e trajnerit Justin Bespalla të gjejnë rrugën e duhur për të dalë nga kjo minikrizë dhe për të nisur vërshimin e pritur. Të dielën, ora 16:00, Erzeni pret Korabin në “Tofik Jashari”. Ky është një takim mes dy ekipeve që ende nuk kanë shënuar në këtë sezon.

    Korabi, trajneri Canaj “qan” shënjestrën e gabuar të sulmit

    Korabi pas 270 minutave të para në kampionat, mbetet sërish në pritje të fitores së parë. Dibranët do të ndeshen të dielën, ora 16:00, në Shijak kundër Erzenit për llogari të javës së katërt. Në tri takimet e luajtura, ata nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e rrjetës dhe të shijojnë fitoren. Korabi ka barazuar 0-0 me Lushnjën në Peshkopi, ka humbur 0-1 kundër Besës në Kavajë dhe 0-0, së fundi në derbin e prefekturës kundër Burrelit.

    Kjo ecuri në start nuk përkon me atë që Korabi ka dhuruar në sezonet e fundit. Këtë të diel, dibranët do të luajnë ndaj Erzenit në Shijak dhe lidhur më këtë ndeshje, trajneri Agim Canaj pranoi se reparti i sulmit nuk ka konkluduar siç duhet para portës kundërshtare. Me gjithë problematikat e hasura dhe me disa lojtarë të dëmtuar, dibranët po punojnë që sulmuesit të korrigjojnë shënjestrën. Për “Panorama Sport”, trajneri Canaj deklaroi: “E kam thënë gjithmonë, çdo ndeshje ka rëndësinë e saj. Gjatë këtyre tri javëve të para, ajo që na shqetëson më shumë është se pavarësisht se jemi mbrojtur shumë mirë, në fazën sulmuese kemi pasur problematika.

    Në të tria ndeshjet e para nuk kemi arritur të shënojmë asnjë gol. Kjo na ka sjellë vështirësi në këto ndeshje, por po mundohemi dhe po punojmë shumë për të ndrequr ketë. Ndryshimet e shumta në skuadër dhe dëmtimet e disa lojtarëve kanë dhënë efektet e veta. Shpresojmë që në çdo ndeshje të përmirësohemi. Edhe kundër Burrelit luajtëm shumë mirë edhe në fazën e sulmit, por goli na mungoi. Shpresojmë të çlirohemi në ndeshjet pasardhëse, duke filluar nga sfida e radhës me Erzenin”./ PANORAMASPORT.AL

    Erzeni Korabi Trajneri Canaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

     Tragjedi në Republikën Domenikane/ Përfshihet nga flakët një resort luksoz, vd*s turisti italian

    June 20, 2026

    Ish-futbollistët e Kombëtares marrin licencën për trajner, spikasin Xhaka dhe Gjasula

    June 20, 2026

    EMRI/ Grabiti me armë pikën e karburantit në Fushë-Krujë, arrestohet autori

    June 20, 2026

    Izraeli nuk i përmbahet marrëveshjes! Sulmon sërish Libanin, humbin jetën 5 persona

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.