Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasje me sende të forta në Shëngjin, një i plagosur! Shoqërohet autori i dyshuar

    Gjermania kundërshton vendimin e Trumpit për të mos ftuar Afrikën e Jugut në Samitin e G20

    Papa Klementi XI, pontifiku me prejardhje arbëreshe që la gjurmë në historinë e Kishës Katolike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Erjon Alibej dëshmon nga SPAK përmes video-konferencës në gjyqin e vra*jes së Arjan Spahiut në Belgjikë

    January 26, 2026

    Erjon Alibej, bashkëpunëtor i drejtësisë në çështjet e trajtuara nga SPAK, ka dëshmuar mesditën e sotme nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, përmes një lidhjeje video-konference, në një proces gjyqësor që po zhvillohet në Belgjikë për vrasjen e Arjan Spahiut.

    Alibej u shoqërua nga burgu nr. 313 drejt ambienteve të SPAK, ku në prani të kryeprokurorit Altin Dumani, u lidh me autoritetet belge për të dhënë dëshminë e tij në gjyqin penal ndaj të pandehurve Franc Çopja (Gagarin), Blerim Mamutaj, Elton Roçi i njohur si “Fat Katnari”, Endrit Sadedini (aktualisht i burgosur në Shqipëri), Elvis Murataj dhe Eljo Bitri.

    Gjatë dëshmisë, Alibej ka ripërsëritur të njëjtin kalvar vrasjesh dhe rrethanash kriminale që kishte deklaruar edhe disa muaj më parë në Gjykatën e Posaçme në Tiranë.

    Në dosjen belge përfshihet edhe Eljo Bitri, i identifikuar si vrasës me pagesë, i dyshuar për kryerjen e një sërë krimesh në Durrës, Elbasan, Kavajë dhe Belgjikë. Bitri u arrestua fillimisht në Holandë, i armatosur me dy pistoleta, dhe pas ekstradimit në Belgjikë vendosi të bashkëpunojë me prokurorinë belge.

    Ndërkohë, Elton Roçi, kushëriri i Eljo Bitrit dhe i arrestuar nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, dyshohet se ka shitur informacion dhe ka ndihmuar në organizimin e vrasjes së Arjan Spahiut në Molenbeek, në vitin 2020.

    Sipas dokumenteve hetimore, Roçi ka qenë shok fëmijërie me viktimën dhe ka shërbyer si ndërmjetës në takimin e parë mes Arjan Spahiut dhe Nuredin Dumanit, nga i cili më pas u arrit një marrëveshje kriminale trepalëshe mes Dumanit, Spahiut dhe Alibejt për kryerjen e disa vrasjeve në Durrës, Peqin dhe Elbasan.

    Arjan Spahiu Belgjike Erjon Alibej spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasje me sende të forta në Shëngjin, një i plagosur! Shoqërohet autori i dyshuar

    July 23, 2026

    Gjermania kundërshton vendimin e Trumpit për të mos ftuar Afrikën e Jugut në Samitin e G20

    July 23, 2026

    Papa Klementi XI, pontifiku me prejardhje arbëreshe që la gjurmë në historinë e Kishës Katolike

    July 23, 2026

    Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Do të ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.