Deputeti socialist Erion Braçe, duke lexuar librin e Lea Ypit për Shqipërinë, thekson se vendi ynë ka mbetur thuajse i pandryshuar krahasuar me 100 vjet më parë. Ai kritikon administratën publike, duke u shprehur se gjatë gushtit pothuajse askush nuk punon, ndërsa të gjithë presin se kush do të bëhet ministër, drejtor apo shef.
“Nuk punon njeri në gusht; të presësh që zyrat e shtetit të të shërbejnë në këtë kohë është si të presësh dëborë në verë”, shkruan Braçe.
Ai shton se situata sot është edhe më e rëndë, me zyrtarë që vetëm presin ngritjen e tyre në pushtet dhe një rrëmujë të përjetshme në kryeqytet. Braçe ngre pyetjen: “A ka ndryshuar diçka që nga koha e osmanëve, apo kjo mbetet mënyra jonë e përjetshme e kritikës?”
Postimi i Braçes
Të poshtëruar – Libri shqiptar i Lea Ypit. Faqet e mesit.
Thuajse 100 vitë më parë, i njëjti vend- Shqipëri, i njëjti qytet – Tirana, të njëjtat zyra publike.
“Nuk punon njeri në gusht jooo, të presësh nga zyrat e shtetit të të shërbejnë në gusht është sit ë presësh dëborë në verë”.
100 vite me pas, nje here ne dy vite eshte edhe me keq;
Cdo zyrtar shteti pret kush do behet ministër, pastaj drejtor, pergjegjes, shef i madh-i vogel, shef;
Pastaj rremuja e organizuar-e perjetshme e Tiranes, zhurma e saj;
Pastaj te gjithe te gjithediturit qe bertasin ne trafik e jo vetem “nuk ka shtet”;
Lexoj dhe pyes;
Nuk ka ndryshuar hiç gjë prej pas osmanëve apo kjo është forma e kritikës edhe për dje, edhe për sot?


