Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarret masive në Kanada përhapin tymin në Amerikën e Veriut, autoritetet paralajmërojnë për ndotje të rrezikshme të ajrit

    Vala ekstreme e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë viktima shtesë gjatë muajit qershor

    Shpërthime të reja në jug të Iranit, SHBA vijon sulmet për të pestën natë radhazi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Fokus

    “Ergys Agasi, personi që lidh krimin e organizuar me politikën”/ Politikani trondit me deklaratat

    January 21, 2025
    “Ergys Agasi , personi që lidh krimin e porganizuar me politikën”/ Politikani trondit me deklaratat

    Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka bërë deklarata të ashpra në lidhje me gjendjen e raportit mes politikës dhe krimit të organizuar në qarkun e Durrësit, vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

    Gjatë një interviste me gazetarin Andrea Danglli, Bylykbashi akuzoi drejtpërdrejt Ergys Agasin, duke e cilësuar si ndërmjetësin mes krimit të organizuar dhe kryeministrit Edi Rama. Ai tha se gjithë Durrësi është i vetëdijshëm për këtë situatë dhe premtoi se do të dorëzojë prova në prokurori, duke shtuar: “Ky pastaj do të jetë halli i Agasit.”

    “Si ka mundësi që Edi Rama ka caktuar persona që i shërbejnë si lidhje me krimin e organizuar? E doni me emër? Ergys Agasi. Faktet do të shkojnë në prokurori. Pyesni në Durrës, sepse e dinë më mirë se unë çfarë po ndodh atje. Kemi një koordinim mes shtetit ekzekutiv dhe krimit të organizuar, i cili ka marrë situatën nën kontroll. Disa banda në Durrës janë dobësuar, por një tjetër është bërë edhe më e fuqishme,” deklaroi Bylykbashi.

    Emri i Ergys Agasit është përmendur edhe më parë si ndërmjetësi mes krimit të organizuar dhe politikës. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj e ka përmendur përmes një kamere të fshehtë të realizuar nga emisioni “Le Iene”. Po ashtu, ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar Agasin si personin që cakton drejtuesit e institucioneve kryesore në Durrës dhe si figurë me lidhje të fuqishme me krimin e organizuar në këtë qytet.

    Klodiana Lala: Ergys Agasi kontrollon Durrësin

    Gazetarja Klodiana Lala, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se Ergys Agasi ka organizuar një takim të rëndësishëm mes biznesit, politikës dhe krimit të organizuar në një resort në periferi të Tiranës.

    Screenshot

    Në postimin e saj, Lala shkruan:
    “Ergys Agasi është një emër i lakuar për lidhje të ngushta me njerëz të krimit. Ai ka marrë në dorë drejtimin e PS-së në Durrës, duke u kthyer në njeriun më të besuar të Ramës, pas ‘rënies’ së Vangjush Dakos. Sot, ai kontrollon çdo qelizë të institucioneve në qytetin bregdetar. Çdo emërim në poste kyçe në administratë kalon përmes tij.

    Për të treguar fuqinë e tij, po ndaj një detaj: disa kohë më parë, Agasi organizoi një festë në një resort në periferi të Tiranës, ku mblodhi krimin, politikën dhe biznesin. Policia ka faktet në dorë. Detajet e kësaj feste janë të dokumentuara, dhe SPAK ka mundësinë t’i hetojë.”

    Ergys Agasi dhe Orest Sota, bashkëpronarë me Adrian Bardhin te Dinamo City

    Klubi Dinamo City ka ndryshuar strukturën e pronësisë në verën e 2024, duke kaluar nga dy në tre aksionarë. Biznesmeni Adrian Bardhi ka shitur 30% të aksioneve të tij te biznesmeni Orest Sota, duke ruajtur 40% të aksioneve dhe maxhorancën. Pronari tjetër, Ergys Agasi, mban 30% të aksioneve, pjesë që nuk është prekur nga marrëveshja.

    Marrëveshja u finalizua në maj 2024, ku Sota pagoi Bardhin 22 milionë lekë për pjesën e aksioneve të tij. Bardhi, i njohur për aktivitetin e tij në fushën e kafesë dhe restoranteve, bleu klubin Dinamo në vitin 2021. Nga ana tjetër, Ergys Agasi, i përfolur për lidhje të mundshme me grupe kriminale sipas deklaratave të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, mbetet një figurë me ndikim në pronësinë e klubit. Pas këtij transaksioni, pronësia e Dinamo City ndahet: 40% Adrian Bardhi, 30% Ergys Agasi dhe 30% Orest Sota.

    Kush është Ergys Agasi 

    Ergys Agasi, djali i ish-deputetit socialist nga Durrësi, Bardhyl Agasi ka mbajtur në publik pozicione të dorës së dytë, por për ata që njohin fijet e pushtetit dhe lidhjet e tij me klane të politikës dhe “nëntokës”, mendojnë ndryshe. Atë e vendosin Agasin në rresht të parë.

    Ditë më parë, Gazeta Jonë publikoi foton e mëposhtme, ku mes personazheve “VIP”, në sfond gjendej edhe Ergys Agasi.

    Fotoja është fiksuar gjatë një vizite të Ilir Metës në kompaninë e vezëve Ovvital në Durrës pasi biznesmeni Xhevdet Troplini kishte përfituar nga fondet e Ministrisë së Bujqësisë. Në aktivitet ishte edhe ish-ministri Panariti.

    Por pyetja që shtruan disa që njohin mirë jo atë që duket, por atë që nuk duket në Shqipëri dhe specifikisht në Durrës dhe Tiranë, ishte: Nëse Meta ishte në aktivitet për shkak të miqësisë me Troplinin dhe Panariti sepse ishte ministri i linjës, po Agasi pse gjendej aty?!

    Shpjegimi i asaj fotoje do të zbulonte shumë mbi personazhe të akuzuar se çojnë dhe marrin porosi mes politikës dhe grupeve të fuqishme në bregdet dhe kryeqytet sipas asaj që tha Bylykbashi…./gazetajonë

    Ergys Agasi lidh krimin e organizuar me politikën Politikani trondit me deklaratat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarret masive në Kanada përhapin tymin në Amerikën e Veriut, autoritetet paralajmërojnë për ndotje të rrezikshme të ajrit

    July 16, 2026

    Vala ekstreme e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë viktima shtesë gjatë muajit qershor

    July 16, 2026

    Shpërthime të reja në jug të Iranit, SHBA vijon sulmet për të pestën natë radhazi

    July 16, 2026

    Nga Tom Cruise te Jacqueline Kennedy, ishulli privat ku elita botërore kërkonte qetësi dhe privatësi absolute

    July 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.