Vizita e Presidentit të Turqisë, ka tërhequr vëmendjen e mediave shqiptare por dhe atyre greke.
Mediat greke raportojnë se xhamia, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2015, e cila gjithashtu konsiderohet më e madhja në Ballkan, me katër minare, secila 35 metra të larta, me një stil arkitekturor që të kujton epokën osmane.
Komuniteti Mysliman Shqiptar lëshoi një deklaratë përgjatë të cilës shprehu mirënjohje për “popullin vëlla turk”, Presidentin Erdogan dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama që bënë të mundur ndërtimin e xhamisë së re të madhe në Tiranë.
Myftiu i Tiranës Gazmend Teki̇a është emëruar kryetar i Bordit Drejtues të fondacionit të përbashkët mes Komunitetit Mysliman dhe palës turke, që do të menaxhojë xhaminë e re.
Presidenti turk pritet të takohet në Tiranë edhe me liderin fetar të sektit mysliman bektashi në Shqipëri dhe mbarë botën, Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Mondi.
LEXO EDHE:
Takimi mes Erdoganit dhe Ramës, zbardhet agjenda. Ja çfarë pritet të ndodhë nesër


