“Zoti e mëshiroftë vëllanë tim Ismail Haniyeh, i cili u bë martir pas këtij sulmi të tmerrshëm”. Kështu shkruan Erdogan në X, duke shprehur keqardhjen e tij për këtë fatkeqësi të palestinezëve.
“Kjo vrasje synon të minojë rezistencën e Gazës dhe luftën e drejtë të palestinezëve”, tha Erdoğan në njoftimin e tij, duke kujtuar sulme të ngjashme kundër liderëve të tjerë palestinezë.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje të mundshme për të mbështetur vëllezërit tanë palestinezë me të gjitha mjetet dhe të gjitha forcat tona. Do të vazhdojmë të punojmë drejt krijimit të një shteti të lirë, sovran dhe të pavarur të Palestinës, bazuar në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet”, shkroi Erdogani.
Hamas Siyasi Büro Başkanı İsmail Heniye’ye yönelik Tahran’da gerçekleştirilen kalleş suikastı şiddetle kınıyor ve lanetliyorum.
Bu suikast; Filistin Davasını, Gazze’nin şanlı direnişini ve Filistinli kardeşlerimizin haklı mücadelesini akamete uğratmaya, Filistinlilerin moralini…
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) July 31, 2024


