Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Eneda Tarifa një intervistë për emisionin “Natën me Aulonën”, na rrëfue momente të sinqerta nga jeta e saj personale, duke treguar se ka përjetuar periudha të vështira emocionale, përfshirë këtu dhe një fazë depresioni.
“Ka pasur një periudhë kur e kuptova më vonë që kisha kaluar depresion. Në atë kohë nuk e dija, por shenjat dhe simptomat që ndjeja ishin të lidhura me depresionin. Nuk ishte një depresion i rëndë, por gjithsesi një fazë e ndërlikuar për mua. Kam pasur edhe momente ankthi, mendime që të bëjnë të pyesësh ‘pse jam këtu, pse ekzistoj,’ apo frikë për jetën. Por besoj se këto janë ndjesi që çdo njeri mund t’i përjetojë në momente të caktuara,” rrëfeu këngëtarja.
Megjithatë, Eneda pranoi se nuk ka patur kurrë takim me një psikolog, ndonëse këtë e ka menduar disa herë:
“Kam tentuar disa herë të shkoj. Kam lënë orare, por gjithmonë në momentin e fundit e kam ndryshuar mendjen. Nuk kam qenë gati të pranoj që dikush tjetër të dëgjojë ato që kam brenda meje. Ndoshta është një ndjenjë që lidhet me mentalitetin tonë, sepse në Shqipëri ende ekziston një lloj tabuje për të kërkuar ndihmë psikologjike,” tha ajo.
Edhe pse vetë zgjodhi të mos ndiqte terapi profesionale, Eneda theksoi rëndësinë e saj për ata që ndihen në nevojë:
“Kush ka nevojë për psikolog, duhet patjetër të shkojë. Unë vetë kam kaluar shumë nga këto momente përmes muzikës, e cila ka qenë forma ime e terapisë.”
LEXO EDHE:
U shfaq me gjysmën e kokës të rruar, zbulohet arsyeja pse Eneda Tarifa mori këtë vendim (FOTO)
Do habiteni/ Eneda Tarifa ndryshon ‘look’, shfaqet me gjysmën e kokës të rruar (FOTO)


