BRITANI E MADHE– Shtetasi shqiptar, i identifikuar si Eugert Merizaj i dënuar për vrasje pritet më në fund të deportohet në Shqipëri.
Ai është bërë i njohur pasi shpesh ka postuar video në TikTok nga qelia e tij në një burg Anglisë duke kërkuar të kthehej në atdhe.
Bëhet me dije se ekstradimi i tij bëhet si pjesë e një skeme transferimi të të burgosurve që u kushton taksapaguesve britanikë rreth 4 milionë paund në vit.
Merizaj u dënua me 32 vjet burg në maj të vitit 2022 për vrasjen me armë gjahu të tregtarit rival të drogës, Hemaëand Ali Hussein. Ai ndodhet i burgosur në HMP Manchester, i njohur edhe si Strangeëays, ku ka transmetuar rregullisht “live” në TikTok nga qelia e tij, në shkelje të rregullave të burgut.

Në një video të publikuar në gusht, Merizaj konfirmoi se kishte aplikuar për t’u transferuar në Shqipëri, në kuadër të një marrëveshjeje të arritur në vitin 2023 mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë. Sipas kësaj marrëveshjeje, Londra pritet t’i paguajë Tiranës 4 milionë paund në vit për të riatdhesuar 200 nga kriminelët shqiptarë më të rrezikshëm, të dënuar për vepra penale si vrasje, përdhunim, vjedhje dhe trafik droge./Radar.al



