Elvis Shkambi është identifikuar si autori i atentatit fatal ndaj gjyqtarit të Apelit Tiranë, Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje ditën e sotme brenda sallës së gjyqit.
Sipas burimeve, motivi i krimit dyshohet të lidhet me një çështje pronësie që gjyqtari Kalaja kishte në shqyrtim, në të cilën ishte i përfshirë edhe vetë autori. Shkambi ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në një çështje pronësie që ishte duke u shqyrtuar nga gjyqtari Astrit Kalaja
Ngjarja e rëndë ka tronditur sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të saj vijojnë.


