Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    EMRI/U zbulua në SKY ECC, pranga politikanit shqiptar në Belgjikë

    March 29, 2025
    Lidhjet e 5 bandave/ Mes tyre shqiptari i ekzekutuar me tritol në makinë! Detaje të reja nga “Sky ECC”

    Policia belge ka arrestuar një politikani 27-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Amarildo Vllazëria, pas një operacioni anti-drogë, të iniciuar nga zbulimi i bisedave në “Sky ECC”.

    Vllazëria, i cili rezulton të jetë ish-Kryetari i Komunës Mortsel në Belgjikë, u arrestua si pjesë e një hetimi të nisur pas mesazheve të hakuara nga platforma famëkeqe “Sky ECC”. Banda e shënjestruar mësohet se është përfshirë në import dhe eksport të drogës si dhe transportin e tyre në periudhën 2020-2021. Një kontroll shtëpie është bërë edhe pranë qytetit Mortsel.

    Ish-kryetari nuk u rizgjodh këtë mandat legjislativ, por do të bënte betimin si këshilltar bashkiak të martën në mbrëmje për disa muaj, duke zëvendësuar një koleg partiak. Kjo nuk ndodhi për shkak të arrestimit.

    “Të tre personat e arrestuar, janë anëtarë të një organizate kriminale të përfshirë në importin dhe tranzitin e kokainës përmes portit të Antwerpit”, konkludoi policia nga mesazhet e deshifruara të bisedës. Ata u arrestuan pasi policia kreu pesë kontrolle në shtëpi. Gjithashtu janë sekuestruar mallra të ndryshme luksi, telefona dhe një shumë prej 9 mijë eurosh. Bashkia e Mortsel u kontrollua gjithashtu.

    Amarildo Vllazëria është këshilltar bashkiak që nga viti 2018 dhe në tetor 2023 u bë kryetar komune në Mortsel. Ai ishte gjithashtu kryetar i komitetit special të shërbimeve sociale në atë kohë dhe ishte anëtar i këshillit të policisë.

    150 kilogramë kokainë
    Policia beson se Vllazëria dhe dy burrat e tjerë janë përfshirë në importimin e të paktën 150 kilogramëve kokainë në vitet 2020 dhe 2021. Ata gjithashtu thuhet se kishin planifikuar ta transportonin drogën jashtë vendit me automjete me ndarje të fshehura.
    U fol edhe për ngritjen e një plantacioni kanabisi. Tashmë policia po heton ndër të tjera nëse Vllazeria ka abuzuar me detyrën në bashki për këtë qëllim.

    Amarildo Vllazëria Policia belge Sky ECC
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    June 18, 2026

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.