Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të premtes ku një sasi tritoli ka shpërthyer në fasadën e një lokali. Radar.al mëson se shpërthimi ka ndodhur para lokalit ‘Brazili i Vjetër’ në Fushë Krujë dhe pronari është Bledar Tali.
Ai ka treguar për policinë se “nuk kam konflikte”. Nga shpërthimi me tritol janë dëmtuar xhamat e verandës së lokalit.
“Janë dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit Bledar Tali“, tha policia.
Artikull i rekomanduar
“Je duke më dëmtuar”- Egla Ceno i hakërrehet Olti Currit, debati përfshin më pas dhe Anila Bashën
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 31.01.2025, në orët e para të mëngjesit, në Fushë-Krujë, janë dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit B. T.
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./Radar.al


