Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    I dënuar në Itali me 15 vite e 9 muaj burg, arrestohet 61-vjeçari nga Belshi

    March 8, 2026

    TIRANË– Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Belsh ditën e sotme.

    Bëhet me dije se në pranga ka rënë Andrea Gjini, i njohur edhe me identitetin tjetër Andrea Kuqja, banues në Belsh.

    Sipas policisë, Gjini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2016 Gjykata e Luça‑s në Itali e ka dënuar me 15 vjet, 9 muaj e 18 ditë burg. Ai është shpallur fajtor për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

    Njoftimi i Policisë:

    Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me mbi 15 vjet burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”.

    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua faza e 86-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”.

    Në kuadër të këtij operacioni, në Belsh, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Andrea Gjini alias Andrea Kuqja, 61 vjeç, banues në Belsh.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Lucca-s (Itali), në vitin 2016, e ka dënuar me 15 vjet, 9 muaj e 18 ditë burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë./Radar.al

    Belsh nje i arrestuar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    April 20, 2026

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    April 20, 2026

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    April 20, 2026

    Anne Hathaway shpallet “Gruaja më e bukur në botë” nga revista People

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.