Një shqiptar i identifikuar si Dritan Idrizi është goditur me thikë mbrëmjen e djeshme në Tavullia, Itali e për pasojë mësohet se ka ndërruar jetë.
38 vjeçari është goditur me thikë ne zemër gjatë një përleshje fizike bëjnë me dije mediat italiane.
Ai u dërgua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore që ai mori, humbi jetën.
Sipas burimeve mësohet se 38-vjeçari rezulton me precedentë penale pasi ishte dënuar më parë për drogë. Mediat italiane bëjnë me dije se Idrizi kishte shkuar në Tavullia për të larë hesapet me një familje shqiptarësh.
Ai ishte i armatosur me shkopinj bashkë me tre persona të tjerë. Njëri nga grupi duket se ka goditur në kokë një shqiptare, pjesë e familjes me të cilën Idrizi donte të lante hesapet. Më pas një person ka marrë thikën dhe ka goditur tre herë 38-vjeçarin.


