Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mbi 1,100 artistë kërkojnë bojkot të Eurovision Song Contest për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    EMRAT/ Trafik ndërkombëtar dro*e nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë, kush ishte kapoja

    July 14, 2025

    Gjykata e Brindisit në Itali ka shpallur vendimin për një grup italo-shqiptar të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës nga Holanda në Itali. Në total, 7 të pandehur janë dënuar me 80 vite burg, ndërsa 3 shtetas shqiptarë kanë marrë një dënim të kombinuar prej 48 vitesh burg.

    Procesi gjyqësor u zhvillua në shkallë të parë dhe u finalizua të hënën, më 14 korrik 2025, me vendimin e lexuar nga kryetarja e trupit gjykues, Stefania De Angelis. Hetimi u udhëhoq nga Prokuroria Anti-Mafia e Leçes (DDA), me prokurore Giovanna Cannarile, dhe nisi me bastisjet e Guardia di Finanza gjatë operacionit “Tackle” në janar 2022.

    Të dënuarit shqiptarë:
    Kujtim Metaj, 60 vjeç – 22 vjet e gjashtë muaj burg (konsideruar si promotori kryesor i grupit).
    Adrian Boci, 35 vjeç – 13 vjet e gjashtë muaj burg, dënim i vazhduar nga një çështje e mëparshme.
    Romeo Myftari, 43 vjeç – 12 vjet burg.

    Sipas vendimit gjyqësor, Metaj kishte rol drejtues në rrjetin kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe figura italiane si Pierluigi Chionna, i cili tashmë ka marrë statusin e dëshmitarit bashkëpunues.

    Të pandehurit u përballën me akuza për pjesëmarrje në organizatë ndërkombëtare për trafik droge; Zhvatje me metoda mafioze; Prodhim, posedim dhe shpërndarje narkotikësh.

    Gjykata ndaloi gjithashtu që të dënuarit të ushtrojnë funksione publike në të ardhmen.

    BURG Gjykata e Brindisit holanda shqiptare trafik droge
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mbi 1,100 artistë kërkojnë bojkot të Eurovision Song Contest për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

    April 21, 2026

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    April 21, 2026

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    April 21, 2026

    Sherr masiv në Vlorë, përplasen rreth 10 të rinj, 2 të plagosur rëndë në kokë

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.