Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Vetëm gënjen dhe mashtron”, Rama i kthehet komentuesit për Paketën e Maleve: Do jetë histori suksesi

    “900 thirrje në ditë”, The Telegraph: Shqiptarët drejtojnë nga burgu bandat kriminale, arrijnë numrin më të lartë të telefonatave ndërkombëtare

    Paketa e Maleve/ Rama: S’ka anulim, shitet si akt tradhtie! U japim pronarëve mundësi të investojnë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    EMRAT/ Shkatërrohet organizata kriminale në Greqi; në pranga 17 persona, mes tyre shqiptarë

    July 16, 2024
    EMRAT/ Shkatërrohet organizata kriminale në Greqi ; në pranga 17 persona, mes tyre shqiptarë

    Policia greke shkatërroi një organizate kriminale, anëtarët e së cilës vendosnin gjoba nëpër lokale, kryenin shpërthime, zjarrvënie, dëmtime trupore, falsifikime, vjedhje e trafik droge.

    Kjo organizatë kriminale ishte aktive në zona të ndryshme të Athinës.

    Për të zbërthyer organizatën kriminale, gjatë datës 14 korrik 2024 u krye një operacion i koordinuar policor.

    Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan 17 persona, nga të cilët 3 ndodhen në paraburgim.

    Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë: janë zbardhur 78 gjobvënie ndaj lokaleve, 5 zjarrvënie, nga të cilat 1 në një automjet, 1 shpërthim në karburant dhe 1 në një shtëpi si dhe 1 rast lëndimi trupor, ndërsa gjatë hetimeve të kryera ndër të tjera u gjet arsenal armësh, sasi lënde narkotike dhe shuma të mëdha parash.

    Sipas policisë greke, bëhet e qartë se anëtarët e saj synonin të zëvendësonin rolin shoqëror dhe detyrat zyrtare të Policisë greke.

    Organizata kriminale synonte që palët e vëna nën shantazh t’i referoheshin organizatës kriminale “për zgjidhjen e çdo çështjeje” dhe jo policisë greke.

    Policia greke, mes 17 personave, ka vënë në pranga edhe shtetasin shqiptar Xhorxhi Gjoka 43 vjeç, ndërsa u ka komunikuar urdhër arrestin në burg shqiptarëve Evis Shyti 40 vjeç, Geni Cato 37 vjeç nga Përmeti dhe Marsel Stafaj 36 vjeç nga Tirana.

    Shyti dhe Cato rezultojnë të arrestuar në prill të 2024 si autorë të vendosjes së një sasie eksplozivi në rrugën “Skylitsi” në Piremë 8 mars.

    Gjatë kontrollit të banesës së Xhorxhi Gjokës, u sekuestruan 240 euro, 3 celularë, 1 shkop metalik si dhe 1 automjet “Seat” dhe një motorr “Honda Varadero”.

    Shqiptarët e arrestuar rezultojnë pjesëmarrës në disa prej episodeve të zbuluara nga policia greke.

     

    greqi organizata kriminale shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Vetëm gënjen dhe mashtron”, Rama i kthehet komentuesit për Paketën e Maleve: Do jetë histori suksesi

    July 21, 2026

    “900 thirrje në ditë”, The Telegraph: Shqiptarët drejtojnë nga burgu bandat kriminale, arrijnë numrin më të lartë të telefonatave ndërkombëtare

    July 21, 2026

    Paketa e Maleve/ Rama: S’ka anulim, shitet si akt tradhtie! U japim pronarëve mundësi të investojnë

    July 21, 2026

    Magjia spanjolle, fitorja që shpëtoi futbollin. “La Roja” nuk ra në kurthin e Argjentinës

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.