Mbrëmje magjike për PSG-në, që mposhti Interin në finalen e Ligës së Kampioneve. Parizienët fituan 5 me 0 përballë zikaltërve në Mynih.
Pas ngritjes së trofeut, pamje prekëse u regjistruan në stadiumin e Bajern Mynih. Tifozët e PSG-së kishin rezervuar koreografi për Luis Enriken dhe vajzën e tij, Xna, që u nda nga jeta në vitin 2019.
Luis Enrike e kishte përmendur para ndeshjes duke thënë se ajo do të ishte aty shpirtërisht. Dhe tifozët e PSG-së u kujdesën edhe për këtë detaj prekës.


