BARI– Anija patrulluese e Rojes Bregdetare “Visalli” e nisur nga Shqipëria, mbërriti pasditen e sotme në Bari, ku ka kthyer sërish në Itali 12 emigrantët që qëndruan vetëm 3 ditë në qendrën e pritjes në Gjadër.
Mediat italiane shkruajnë se emigrantët, të cilët ishin pjesë e një grupi fillimisht prej 16 personash, u transferuan përsëri në Itali pas vendimit të gjykatës së Romës, e cila nuk vuri në dukje paligjshmërinë e qëndrimit të tyre në strukturën krejt të re të krijuar në bazë të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.
Ndër të tjera “ANSA” shkruan se emigrantët të cilët u vendosën në qendrën e azilkërkuesve në Bari, ishin të frikësuar dhe të tronditur.
“Ata kanë frikë të flasin me njëri-tjetrin sepse kanë frikë se çdo gjë që thonë mund të rrezikojë rrugën e tyre ligjore dhe qëndrimin e tyre në Itali.”- shkruan media italiane./Radar.al


