Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Emërohen “Bashkim Fino” dhe “Gerti Bogdani” dy salla në Kuvend

    February 27, 2025

    Dy salla në Kuvendin e Shqipërisë nga sot do mbajnë emrat e dy figurave të shquara të politikës shqiptare, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.

    Ky akt nderimi u bë për të përkujtuar dhe vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në historinë politike dhe shoqërore të vendit.

    Elisa Spiropali, kryetare parlamenti, theksoi se Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin politikanë modelë që dhuruan shumë për Shqipërinë.

    Fjala e Spiropalit:

    Të nderuar deputetë,

    Sot, para nisjes së seancës plenare, nderuam kontributin e dy politikanëve e parlamentarëve të shquar të Shqipërisë, të cilët janë ndarë nga jeta para kohe, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani, duke emërtuar dy salla, këtu në mjediset e Sallës së seancave, me emrat e tyre.

    Në sallë janë familjarët e Bashkimit dhe Gertit, të cilët i përshëndes ngrohtësisht në emrin tuaj.

    Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin dy politikanë aktivë dhe me integritet të lart, prindër, bashkëshortë, bij dhe vëllezër model, që frymëzojnë me kontributin, dashurinë dhe miqësinë që na kanë dhënë të gjithëve ne.

    Ishte kjo arsyeja e vendimit për të emërtuar këto dy salla me emrat e tyre.

    Bashkim Fino ishte një politikan që është dalluar për urtësinë, energjitë dhe përkushtimin në shërbimin ndaj vendit.

    Kryeministër i Shqipërisë gjatë periudhës më të vështirë të tranzicionit, në vitin 1997. Disa herë ministër, zëvendëskryeministër dhe deputet i Partisë Socialiste në të gjitha legjislaturat që nga zgjedhjet e korrikut 1997 deri në zgjedhjet e 2017.

    Si deputet ka kontribuar në hartimin e disa prej reformave më të rëndësishme në vend.

    Gerti Bogdani ishte një ndër politikanët më të rinj dhe më të talentuar të Shqipërisë. Një drejtues i respektuar dhe i kudogjendur në qeverisjen vendore në Tiranë. Deputet i Kuvendit në dy legjislatura, 2009-2017 për Partinë Demokratike që i dha dinjtet e hijeshi Kuvendit me figurën dhe përfaqësimin ekselent.

    I njohur ndërkombëtarisht për kontributin politik dhe vlerat që mishëroi dhe jetërsoi në veprimtarinë e tij politike në shërbim të vendit.

    Respekt, nderim e mirënjohje për emrin dhe kontributin e tyre.

    bashkim fino dy salla ne kuvend gert bogdani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    April 23, 2026

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    April 23, 2026

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    April 23, 2026

    Trump për Iranin: Unë kam gjithë kohën e botës, por ora po ecën

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.