Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nuk iu bind urdhrit të policisë pasi lëvizte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari

    Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

    Sekuestrohen 8 kg ka*abis, arrestohet 30-vjeçari

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Emergjencë në juglindje/ Flakët kërcënojnë rrugën Kapshticë-Bilisht, kërkohet ndihmë nga Greqia

    July 21, 2025

    Situata paraqitet tepër kritike në juglindje të vendit, ku zjarri që ka përfshirë zonën nga fshati Vërnik deri pranë pikës kufitare të Kapshticës ka marrë përmasa shqetësuese. Flakët po afrohen me shpejtësi drejt aksit rrugor Kapshticë-Bilisht, duke rrezikuar seriozisht qarkullimin dhe zonat përreth.

    Pavarësisht ndërhyrjes së më shumë se 100 efektivëve nga shërbimet zjarrfikëse, policia kufitare dhe strukturat pyjore, zjarri ka shkatërruar sipërfaqe të mëdha me bimësi të ulët dhe kullota, duke u përhapur me intensitet për shkak të terrenit të thate dhe erës.

    Forcat zjarrfikëse janë aktualisht të pozicionuara përgjatë rrugës nacionale, në përpjekje për të ndaluar flakët që të kalojnë në anën tjetër të rrugës dhe të rrezikojnë objekte dhe banesa të mundshme.

    Në përballje me këtë emergjencë, pala shqiptare ka kërkuar ndihmë ajrore nga autoritetet greke, por deri më tani nuk është dhënë asnjë përgjigje zyrtare.

    Ndërhyrja e shpejtë në terren ka mundësuar shpëtimin e dy fermave bletarie dhe disa mjeteve të sekuestruara nga policia kufitare, duke shmangur dëme më të mëdha në prona private.

    flaket Greqia Kapshticë rruga nacionale zjarr
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nuk iu bind urdhrit të policisë pasi lëvizte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari

    April 17, 2026

    Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

    April 17, 2026

    Sekuestrohen 8 kg ka*abis, arrestohet 30-vjeçari

    April 17, 2026

    Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare rriten lehtë, kthehen pranë kufirit të 5%

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.